lunedì 7 dicembre 2015

Sindroma e Guillain-Barré - Shenime Klinike

Cilet jane agjentet infektiv qe me shpesh lidhen me zhvillimin e sindromes se Guillain-Barré?
Dy te tretat e rasteve paraprihen nga simptoma te nje infeksioni te rrugeve te larta respiratore ose diarre. Agjenti infektiv qe identifikohet me shpesh, qe ka lidhje me zhvillim te mepasshem te sindromes se Guillain-Barré, eshte Campylobacter jejuni, ndersa citomegalovirusi eshte identifikuar deri ne 10% te rasteve.


Incidenca e sindromes se Guillain-Barré stimohet te jete 0.25 deri ne 0.65 per 1000 raste infeksioni nga C. jejuni dhe 0.6 deri ne 2.2 per 1000 raste infeksioni primar nga citomegalovirusi. Agjente te tjere infektiv qe kane lidhje me sindromen e Guillain-Barré jane virusi Epstein-Barr, virusi varicella-zoster dhe Mycoplasma pneumoniae.

Cilet jane manifestimet klinike tipike te sindromes se Guillain-Barré?
Simptomat e para te sindromes se Guillain-Barré jane mpirje, parestezi, dobesi dhe dhimbje ne gjymtyre. Karakteristika kryesore eshte nje dobesi e gjymtyreve, perparuese, bilaterale dhe relativisht simetrike. Dobesia perparon ne nje periudhe nga 12 ore deri ne 28 dite perpara se te mberrije nje plateau (pike qendrueshmerie). Pacientet paraqesin hiporefleksi te gjeneralizuar ose arefleksi. Ndonjehere referohet nje historik simptomash te nje infeksioni te rrugeve te larta ose diarre 3 dite deri ne 6 jave perpara se te fillojne simptomat.

Si vendoset diagnoza e sindromes se Guillain-Barré?
Tek pacientet me dyshim per sindromen e Guillain-Barré, kryhet zakonisht nje punkture lombare, fillimisht per te perjashtuar semundje infektive si semundja e Lyme-s ose malinjitete si linfoma. Nje koncept i gabuar qe ekziston eshte qe duhet te kete gjithmone nje disocim albuminocitologjike (per shembull proteina te larta me pak qeliza). Gjithsesi disocimi albuminocitologjik eshte i pranishem ne jo me shume se 50% te pacienteve me sindomen e Guillain-Barré gjate javes se pare te semundjes, edhe pse kjo perqindje rritet ne 75% ne javen e trete. Disa paciente me infeksionin nga HIV dhe me sindrome te Guillain-Barré paraqesin pleocitoze.

NEJM Qershor 2012