mercoledì 10 febbraio 2016

Hipertiroidizmi

Gjendrra e tiroides gjendet ne bazen e qafes, perpara trakese dhe ezofagut. Prodhon hormonin e tiroides, qe ndihmon te rregulloje shume funksione te trupit. Ne hipertiroidizem, tiroidja eshte hiperaktive dhe prodhon me teper hormon te tiroides se sa ka nevoje trupi. Hipertiroidizmi mund te pershpejtoje metabolizmin e trupit tuaj dhe te shkaktoje keshtu simptoma si humbja e peshes, te rrahura te shpejta, djersitje, irritim. Femrat kane me teper mundesi te zhvillojne hipertiroidizem krahasuar me meshkujt, moshat e reja me teper se moshat me te vjetra.

Me shume se 70% e rasteve te hipertiroidizmit kane lidhje me semundjen e Graves, nje çrregullim autoimun ku trupi prodhon antitrupa kunder indeve te veta. Keto antitrupa bejne tiroiden te prodhoje shume hormon te tiroides. Disa persona me semundjen e Graves zhvillojne nje problem te syve qe merr emrin ekzoftalme, ku syte fillojne te dalin jashte si pasoje e enjtjes se indeve pas tyre. Ne pergjithsi eshte e grades se lehte. Te piret e duhanit rrisin rrezikun e nje problemi me te rende te syve tek personat me semundjen e Graves. Probleme te tjera qe mund te shkaktojne hipertiroidizem jane struma nodulare toksike (zona te tiroides te zmadhuara dhe qe prodhojne teper hormon te tiroides), tiroiditi subakut (inflamacion i tiroides), ekspozimi ndaj jodit ne ilaçe ose kontraste te radiografive dhe tiroiditi postpartum (inflamacion i tiroides pas nje shtatzanie)

Gjendrra e tiroides
(Imazhi nga BodyParts3D i bere me DBCLS (Polygondata eshte nga BodyParts3D) [CC BY-SA 2.1 jp], me ane te Wikimedia Commons , e modifikuar)


Simptomat qe paraqet hipertiroidizmi jane te shumta. Nder to mund te vecojme:
-          Humbje peshe pa ulur oreksin ose pa ushtruar me teper aktivitete fizike. Kjo vjen si pasoje e rritjes se metabolizmit te trupit.
-          Palpitacione (te rrahura te zemres) ose aritmi kardiake
-          Intolerance ndaj nxehtesise dhe djersitje
-          Nervozizem
-          Tremor (te dridhura te duarve)
-          Syte qe duken sikur po dalin jashte
Simptomat mund te jene me pak te renda ose mund te mungojne tek personat me te moshuar me hipertiroidizem. Disa prej tyre mund te mungojne dhe mund te kete raste qe paraqiten ne menyra atipike.

Per te arritur ne diagnoze kerkohet nje vleresim i kujdesshem i pacientit duke filluar me te kaluaren e tij mjekesore si dhe me ekzaminimi fizik per detaje mund te tregojne mundesine e nje hipertiroidizmi. Nga e kaluara mund te shihet se prej sa kohesh jane paraqitur simptomat si dhe menyren se si jane paraqitur. Pastaj kalohet tek analizat e gjakut. Nje analize e thjeshte gjaku mund te tregoje sasi te larta te hormonit te tiroides si dhe te tregoje nivele te ulta te hormonit te quajtur TSH (ang. Thyroid-stimulating hormone).

Nje sere analizash radiologjike si ekografia dhe skanimi i tiroides mund te ndihmojne per nje vleresim me te plote te kuadrit. Nje skanim i tiroides mund te kryhet duke injektuar ose duke marre nje pilule qe permban nje sasi te vogel materiali radioaktiv. Ky test lejon te shihen zonat me funksion anormal brenda tiroides.

Per sa i perket trajtimit, ai ndryshon nga pacienti ne pacient dhe natyrisht varet nga shkaku i hipertiroidizmit. Semundja e Graves mund te trajtohet me ilaçe te njohur si ilaçe antitiroide, jod radioaktiv ose kirurgji per te hequr gjendrren e tiroides.

Per me teper informacione lexoni shkrimet: 
- B. Vaidya. Diagnosis and Management of Thyrotoxicosis. BMJ 2014: 349 [Link]
- Stephanie Lee, Romesh Khardori. Hyperthyroidism Clinical Presentation. MedScape [Link]

[Informacionet e paraqitura jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjekesore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi hipertiroidizmin]

Atje ku ka dashuri per artin e mjekesise, ka dashuri edhe per njerezimin!
(Hipokrati)