mercoledì 2 marzo 2016

Cistet e Vezoreve ne Pacientet me Fibroze Cistike

Bazuar ne te dhenat nga disa kerkime (qe jane kryer kohe me pare dhe qe nuk jane konfirmuar nga ato me te fundit) prania e cisteve te vezoreve eshte shume frekuente ne fibrozen cistike (FC). Keto lloj cistesh paraqesin nje evolucion anormal te “cisteve folikulare” qe ndodhen normalisht ne vezore dhe qe kane funksionin per te mbajtur qelizat riprodhuese femerore (ovocitet).


Kerkimet qe jane konsultuar [1,2] kane te bejne me adoleshente me FC, ku eshte studjuar morfologjia e vezoreve me ane te ekografise [1,2], ose gra te vdekura ku jane kryer autopsi [3].

Numri total i pacienteve te vleresuar eshte rreth 100: ne gjysmen e rasteve paraqisnin ciste te vezoreve, ne forme cistesh te izoluara tek nje vezore e vetme, ose ne numer me te madh ne te dy organet (kuader i njohur me emrin “vezore policistike”, qe gjendet edhe ne gra qe nuk kane FC dhe shkaktohet nga nje anomali ne biosintezen e estrogjeneve).

Nje kerkim i koheve te fundit [4] sjell te dhena te mbledhura ne eksperimente te kryera tek minjte qe nuk kane proteine CFTR ose kane nje proteine CFTR me mutacion DF508: indi i vezoreve te ketyre minjve (qe ka si funksion prodhimin e ovociteve dhe te cisteve folikulare normale qe i mbajne ato) paraqet nje prodhim te limituar te hormoneve estrogjene, qe duket te jete pasoje e difektit te proteines CFTR; eshte ky disekuiliber estrogjenik qe favorizon formimin e cisteve.

Prandaj, nese kemi te bejme me nje pacient FC adoleshent ose te rritur, prania e nje cisti te vezoreve nuk paraqet nje gjetje te nje rendesie te veçante dhe duket te jete pasoje e semundjes baze: tek nje femije, kjo gjetje eshte me e veçante por ndoshta prej te njejtit shkak. Eshte e mundur qe tek femijet FC, nuk e dime sa eshte e zakonshme nje gjetje te tille sepse rastet per te kryer nje ekografi abdominale ne kete moshe jane te rralla dhe nje cist i vogel i vezoreve mund te jete i veshtire te dallohet nese ekzaminimi nuk kryhet me kete objektiv. Gjithsesi, nese zbulohen, duhet konsultuar me specialistet dhe te degjohet prej tyre nese ka nevoje per nje monitorim ekografik dhe/ose analiza te tjera.

Shkrim i pershtatur nga faqja fibrosicisticaricerca.it

Bibliografia
1) Stead RJ et all. “Amenhorroea in cystic fibrosis”. Clin Endocrinol 1987; 26:187-95
2) Galli-Tsinopoulou A et all. “Multifollicular ovaries in female adolescents with cystic fibrosis”. Fertil Steril 2006; 85 (5):1484-7
3) Shawker TH et al “Cystic ovaries in cystic fibrosis: an ultrasound and autopsy study”. J Ultrasound Med; 1983; 2(10):439-44
4) Chen H et all. “Impaired CFTR-dependent amplification of FSH-stimulated estrogen production in cystic fibrosis and PCOS”. J Clin Endocrinol Metab 2012; 97(3): 923-32