sabato 26 marzo 2016

Menaxhimi i Dhimbjes nga Kanceri: 2 Studime te Randomizuara

Njeri studim sfidon shkallen e OBSH (Organizata Boterore e Shendetsise) per analgjezine, ndersa tjetri sfidon efikasitetin e pregabalin per metastazat kockore me dhimbje.


2 studime te koheve te fundit te publikuara ne Journal of Clinical Oncology na ndihmojne te kuptojme me mire trajtimet per dhimbjen nga kanceri.

Shkalla tradicionale e OBSH per analgjezise perbehet nga 3 nivele, jo opioidet, opioidet e dobet dhe opioidet e forte per trajtimin e dhimbjes nga kanceri, respektivisht e grades se lehte, se lehte – te moderuar dhe se moderuar – te rende. Por disa eksperte mendojne qe kapercimi i nivelit 2 (opioideve te dobet) dhe kalimi direkt tek dozat e ulta te ashtequajturve opioide te forte (p.sh morfina) eshte e arsyeshme kur analgjeziket joopioide nuk mjaftojne.

Ne nje studim te randomizuar (perzgjedhje e rastesishme) ne Itali, kerkuesit ndane 240 paciente me kancer te ashtequajtur opioid – naïve (perkufizimi opioid – naïve sipas algoritmeve te trajtimit te dhimbjes NCCN [National Comprehensive Cancer Network] v.2010 eshte: paciente qe nuk marrin analgjezike opioide ne menyre kronike me doza ditore) me dhimbje te moderuar, per te marre ose analgjezike te nivelit 2 (kodeine ose tramadol, ne pergjithsi te kombinuar me acetaminofen, dhe te titruar ne dozat maksimale te toleruara) ose morfine me leshim te menjehershem ne rruge orale (duke filluar me 5 mg cdo 4 ore dhe eventualisht tranzitim me dozat ekuivalente me leshim te ngadalte).

Gjate 4 javeve te ndjekjes (follow – up), grupi i morfines arriti nje kontroll me te mire te dhimbjes krahasuar me grupin e opioideve te dobet, pa pasur nje rritje te incidences se efekteve anesore.

Ne nje studim te randomizuar, qorr te dyfishte, te kryer ne Bretanine e Madhe, kerkuesit vleresuan efikasitetin e paqarte te analgjezikut antikonvulsionant pregabalin per metastazat kockore me dhimbje te forta ne 233 paciente, pjesa me e madhe e te cileve kishin kancer te gjoksit, te mushkerive ose te prostates. Pacientet moren radioterapi plus 1 muaj ose pregabalin (te titruar deri ne dozen maksimale 300 mg dy here ne dite) ose placebo.  Pas nje muaji, perqindja e pacienteve qe kishin lehtesim te duhur te dhimbjes ishte thuajse identik ne te dy grupet.

Koment (nga Allan S. Brett, MD)
Studimi ne Itali shkon ne mbeshtetje te atyre qe vene ne dyshim ndarjen ndermjet nivelit 2 dhe 3 te shkalles se analgjezise se OBSH; krahasuar me ilacet e nivelit 2, morfina orale ishte me efektive dhe tolerohej njelloj. Studimi ne Bretanine e Madhe sugjeron qe pregabalin nuk eshte efektiv per trajtimin e pacienteve qe po marrin radioterapi per metastaza kockore me dhimbje. Gjithsesi, editorialistet mendojne qe pregabalin mund te kerkoje me teper se 4 jave per efektin maksimal dhe se pregabalin mund te kishte qene efektive nese studimi do te ishte fokusuar ne menyre specifike ne pacientet qe kishin dhimbje kockore me karakteristike neuropatike.

Shkrim i pershtatur nga NEJM Journal Watch Oncology and Hematology, 1 Mars 2016 

Citime:

- Bandieri E et al. Randomized trial of low-dose morphine versus weak opioids in moderate cancer pain. J Clin Oncol 2016 Feb 10; 34:436. [Link]
- Fallon M et al. Randomized double-blind trial of pregabalin versus placebo in conjunction with palliative radiotherapy for cancer-induced bone pain. J Clin Oncol 2016 Feb 20; 34:550. [Link]
- Raman S et al. Does pregabalin still have a role in treating cancer-induced bone pain? J Clin Oncol 2016 Feb 20; 34:524. [Link]