mercoledì 11 maggio 2016

Kanceri i Pankreasit [Faqja e Pacientit]

Pankreasi eshte nje gjenderr qe eshte e vendosur thelle ne bark, ne pjesen e pasme te stomakut, prane zorreve dhe perpara shtylles kurrizore. Eshte pergjegjes per prodhimin e lengjeve qe ndihmojne ne tretjen e ushqimit si dhe per prodhimin e hormoneve si insulina (qe rregullon nivelin e sheqerit ne gjak). Kanceri i pankreasit eshte nje semundje serioze dhe shkaktar i rendesishem vdekjesh ne shume vende.


SIMPTOMAT DHE SHENJAT
-          Zverdhje (e lekures ose e sklerave)
-          Humbje peshe e pajustifikuar
-          Dhimbje abdominale
-          Dhimbje te kurrizit
-          Humbje e oreksit

ANALIZAT PER KANCERIN E PANKREASIT
Per shkak te pozicionit ku ndodhet, kanceri i pankreasit eshte i veshtire per tu gjetur. Bazuar ne te dhenat nga e kaluara dhe ekzaminimi objektiv, mjeku juaj mund te kerkoje disa analiza.
-          Analiza te gjakut per funksionin e melcise
-          Ekografi abdominale (perdorim i ultratingujve per te verejtur bllokime te kanaleve biliare dhe te pankreasit
-          Tomografia e kompjuterizuar (perdorim i rrezeve X dhe materiali kontrasti per te verejtuar ne menyre me te detajuar abdomenin per te zbuluar masa ose bllokime te kanaleve biliare dhe te pankreasit
-          Rezonanca magnetike (perdorimi i valeve magnetike per te zbuluar masa)
-     Kolangjiopankreatografia retrograde endoskopike (procedure qe kryhet nga nje gastroenterolog, specialist ne semundjet e aparatit tretes) ku me ane te nje sonde kalohet ne ezofag, ne stomak dhe ne zorre. Materiali i kontrastit injektohet per te verejtur kanalet e pankreasit dhe ato biliare. Mund te kryhet biopsi per te marre material per analize.

TRAJTIMI
Kirurgjia eshte zgjedhje e pare ne trajtimin e kancerit te pankreasit. Gjithsesi, per shume paciente, nderhyrja kirurgjikale nuk eshte e mundur per shkak te pozicionit te kancerit ose grades se avancuar te semundjes. Kemioterapia (perdorimi i ilaceve per te vrare qelizat kancerogjene) mund te jepen pas kirurgjise ose kur kirurgjia nuk mund te kryhet. Ekzistojne nje sere trajtimesh per te lehtesuar simptomat e kancerit te pankreasit si dhimbja, zverdhja dhe humbja e peshes.

Pershtatur nga : Brender E, Burke A, Glass RM. Pancreatic Cancer. JAMA. 2007;297(3):330.

Per me teper informacione mbi tematiken mund te lexoni:
-          Pancreatic Cancer [Link]
-     Tomislav Dragovich, MD, PhD. Pancreatic Cancer. MedScape [Link

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi kancerin e pankreasit]