mercoledì 18 maggio 2016

Ngjyra Abnormale te Urines

Sa here mund te ndodhe qe nje pacient te paraqitet dhe te thote qe urinen e ka portokalli ose blu ose jeshile? Nuk eshte gje e rralle nje situate e tille, por cfare mund te behet?



Gjeja e pare qe mund te vije ne mendje eshte ta pyesesh se cfare ilacesh ka marre ose cfare ka ngrene ose ka pire dhe natyrisht te kontrollosh nese dicka e tille mund te jete shkaktar. Duhet te kihet parasysh qe nje ndryshim i ngjyres se urines mund te jete shenje e nje semundje te rende.

Cilet mund te jene shkaqet qe urina te ndryshoje ngjyre nga ajo klasike e verdhe kashte qe paraqitet?

Ngjyrat e Urines


Urine ngjyre portokalli
Rifampicina dhe isoniazidi, ilace qe perdoren nder te tjera ne terapine antituberkulare, mund te japin nje ngjyre te tille. Sipas nje studimi, deri rreth 50% e pacienteve qe perdorin isoniazid, do te verejne nje ndryshim te ngjyres se urines [Chest 2003;124:2405] Gjithashtu nje sere vitaminash si riboflavin, vitamina A dhe B12 mund te shkaktojne nje ngjyre te tille ashtu si edhe nje konsum i bollshem i karrotave. Gjithsesi, nuk duhet te harrohet edhe qe nje urine e perqendruar mund te marre kete ngjyre.

Urine ngjyre blu ose jeshile
Blu metileni qe eshte perberes i disa ilaceve qe jepen ne rastet e infeksioneve urinare si dhe nje infeksion nga Pseudomonas mund te jape nje ngjyre blu urines. Ndersa amitriptilina, indometacina dhe propofoli mund te shkaktojne nje ngjyre jeshile – blu te urines. Gjithsesi, duhet te pergjithsojme qe shkaqet kryesore te urines ngjyre blu jane te natyres jatrogjene.

Urine ngjyre kafe ose te zeza
Ne rastet kur nuk kemi te bejme me prani bilirubine ose mioglobine, urina te tilla mund te shkaktohen nga levodopa, melanina, fenacetina, laksativet. Disa statina si dhe fenitoina mund te japin kete efekt. Nje ngjyre e erret e urines mund te jete i pranishem edhe ne pacientet e prekur nga melanoma. Gjithashtu disa ilace si klorokina (ilac antimalarie), antibiotike si metronidazoli (Flagyl) dhe nitrofurantoina mund te japin ngjyre kafe urines. Urina kafe mund te kemi edhe ne rastin e nje insuficience hepatike ku qarkullojne vlera te larta te bilirubines por qe fillimisht do te shfaqen me zverdhje te sklerave te syve ose te lekures.

Urina te kuqe
Perjashtuar rastet kur ka prani te gjakut, shume laksative si dhe klorpromazina mund te japin ngjyre te kuqe urines.

Urine e bardhe
Shkaktohen kryesisht nga rritja e sedimentit te urines. Prania e kristaleve minerale (precipitime te kalciumit ose te fosfatit per shembull) mund ti japin nje ngjyre te bardhe urines. Gjithashtu nje infeksion bakterial (perfshire ketu edhe nje infeksion nga mikobakteriet) mund te shkaktojne ate qe njihet si piuria dhe qe shfaqet me ngjyre te bardhe.

Ne secilin rast te mesiperm kerkohet nje vleresim me i gjere per te zbuluar shkakun e ndryshimit te ngjyres se urines.

Per me teper mbi kete tematike mund te lexoni shkrimin

-  Ryan D. Aycock, MD, MS; Dara A. Kass, MD. Abnormal Urine Color. South Med J. 2012;105(1):43-47.