mercoledì 22 giugno 2016

Trajtimi i Sklerozes Multiple me Qeliza Staminale – Rezultatet e Nje Studimi

Skleroza multiple (SM) eshte nje semundje qe godet rreth 20 milion individe ne gjithe boten. Semundja karakterizohet nga nje sistem imunitar qe sulmon trupin vete dhe ne menyre me specifike mbeshtjelljen qe rrethon fibrat nervore (mielinen) ne tru dhe ne korden spinale. Keto sulme mund te demtojne rende ose te shkaterrojne nervat dhe mbeshtjelljen mbrojtese dhe si pasoje te kene ndikim ne komunikimin ndermjet trurit dhe trupit, duke çuar keshtu ne simptoma si mpirje (ang. numbness), humbje te ekuilibrit, veshtiresi ne ecje, humbje e kontrollit te sfinktereve dhe deri ne qerrim. Me kalimin e kohes pacientet humbin kontrollin e trupave te tyre dhe nuk arrijne me te ecin.




Semundja godet me grada dhe menyra te ndryshme. Ka periudha kur aktivizohet dhe ka periudha kur qendron e heshtur. Gjithsesi, me kalimin e kohes, kjo forme e semundjes perparon dhe fillojne simptomat qe persistojne. Ekziston edhe nje forme qe nuk paraqet ato faza qetesie por ka nje ecuri te pandalshme perparimi te semundjes dhe perkeqesim te simptomave.

Nevoja per te gjetur terapi per kete semundje ka shtuar kerkimet ne shume vende. Edhe pse akoma nuk ka nje terapi perfundimtare, kerkimet po fillojne te japin rezultatet e para. Nderkohe shume studime klinike jane duke u kryer per te pare efektet e terapive eksperimentale te propozuara.

Duket se disa mjeke kanadeze kane arritur te kthejne ecurine e SM te rende duke perdorur qeliza staminale, pothuajse duke e eliminuar ate plotesisht nga trupi i pacientit.

Studimi u drejtua nga Dr. Mark Freedman dhe Dr. Harold Atkins ne Spitalin Ottawa dhe eshte kryer ne nje periudhe 13 vjeçare.

Nga pacientet e rekrutuar, 70% e tyre verejten nje ndalim te semundjes dhe ulje te simptomave te saj.

Rezultatet e ketij studimi jane publikuar ne nje shkrim ne revisten The Lancet. Permendet si hera e pare qe pershkruhet nje trajtim per SM qe ndalon plotesisht semundjen per nje kohe te gjate pa marre terapi per MS. “Eshte trajtimi i pare qe prodhon kete grade kontrolli ose permiresimi neurologjik per SM” thuhet ne The Lancet.

Trajtimi i propozuar ne studim ka te beje me nje kombinim te gjere te kemioterapise dhe trapiantit te qelizave staminale qe jane te ndertuara per te rindezur sistemin imunitar. Mjeket marrin qeliza staminale nga palca e kockes se pacienteve, i pastrojne dhe i ngrine ato qeliza. Pacientet me pas i nenshtrohen nje kemioterapie te gjere dhe me pas qelizat e ruajtura staminale rivendosen tek pacientet. Koncepti qendron ne spastrimin dhe rindezjen e sistemit imunitar, ne menyre te tille qe ky te mos kete asnje memorie per te sulmuar sistemin nervor qendror.

Ndryshimi i ketij studimi nga ato te meparshmit qendron ne faktin qe nderkohe qe ato te meparshmit shkaktonin nje imunosopresion te sistemit imunitar, ne kete studim sistemi imunitar spastrohet plotesisht.

Procedura, edhe pse premtuese, paraqet rreziqe te larta, qe aktualisht limitojne perdorimin e saj te gjere. Ka nje perqindje vdekshmerie te larte si pasoje e procedures; nje pacient nder 24 pacientet fillestare ne studim vdiq nga insuficienca hepatike. Duhet thene qe 30% e pacienteve verejten nje perkeqesim te simptomave te tyre, me shume mundesi per shkak se SM ishte teper e perparuar.

Vetem 5% e pacienteve me SM jane te pershtatshem per kete lloj trajtimi. Por per ata qe jane te pershtatshem, po konsiderohet si “mrekulli trajtimi” dhe The Lancet kerkon me nxitim studime te tjera klinike.