lunedì 25 luglio 2016

Aneurizma e Aortes

Aorta perben enen e gjakut me te madhe ne trupin e njeriut. Ajo percon gjakun nga zemra drejt periferise se trupit. Struktura e saj eshte e tille qe ti beje balle presioneve qe gjeneron zemra dhe ti percoje ato drejt periferise. Gjithsesi, disa semundje mund te dobesojne muret e saj. Keto semundje mund te shkaktojne zgjerim te mureve te saj ose ne disa raste edhe thyerje te murit (carje e aortes) e cila mund te vendose jeten ne rrezik. Flasim per aneurizem te aortes kur dimensionet kalojne 150% te diametrit normal per nje segment te caktuar. Per aorten torakale, diametri me i madh se 3.5 cm konsiderohet zgjerim nderkohe qe mbi 4.5 cm konsiderohet si aneurizme.




FAKTORET E RREZIKUT
-          Faktore gjenetike (semundje te trashegueshme qe mund te prekin perberesit e murit si per shembull kolagjenopatite si ne rastin e sindromes se Marfan)
-          Ateroskleroza (mund te coje ne dobesim te mureve si pasoje e depozitimit te indit dhjamor dhe te shkaktoje zgjerim te aortes ose edhe thyerje te saj)
-          Inflamacioni (infeksione te ndryshme ose semundje vaskulare si vaskulitet mund te shkaktojne demtime te vazhdueshme qe me kalimin e kohes dobesojne strukturen e aortes)
-          Mosha (me kalimin e moshes, struktura e aortes peson ndryshime dhe mund te shkaktoje zgjerim te saj. Ne fakt mosha mesatare e diagnoses eshte rreth 60 – 65 vjec)
-          Hipertensioni (vlera te pakontrolluara te presionit arterial mund te cojne ne zgjerime te aortes ose te perkeqesojne nje kuader fillestar te aneurizmes)
-          Trauma (mund te perkeqesojne ne menyre te menjehershme nje aneurizem te aortes)
-          Seksi (meshkujt preken 2 – 4 here me teper se femrat) dhe rraca (prek me teper te bardhet)

DIAGNOZA
Per te arritur diagnozen, mjeku bazohet me teper tek imazheria. Kjo nuk do te thote qe ekzaminimi objektiv duhet te anashkalohet si dhe te mos mblidhen te dhena nga e kaluara e pacientit. Nga ekzaminimi objektiv mund te vleresohet prania e aneurizmes ne formen e pulsimit ne palpimin e abdomenit, edhe pse kjo shenje nuk eshte e pranishme ne te gjitha rastet. Historia e kaluar e pacientit mund te ndihmoje per te kuptuar shkakun dhe te kuptoje nese aneurizma e aortes eshte pjese e nje semundje me te gjere apo jo. Gjithashtu keto te dhena mund te ndihmojne edhe per ndjekjen ne rast te nje diagnoze aneurizme. Ne shume raste diagnoza behet ne menyre te rastesishme dhe pacienti nuk paraqet shenja. Ne nje pjese te vogel rastesh, shenja e pare qe mund te jape nje aneurizem eshte pikerisht carja e saj. Imazheria ndihmon per te kuptuar pozicionin, dimensionet dhe ndihmojne ne monitorimin e gjendjes per te kuptuar shpejtesine e rritjes.

Nder analizat radiologjike qe mund te kerkohen jane:
-          Ekografia (Analiza e thjeshte per tu kryer, mundesia e perseritjes ne rast nevoje dhe qe nuk perdor rrezatime. Ndihmon ne drejtimin e pacienteve drejt analizave me specifike
-          Tomografia e kompjuterizuar (perdor rreze X per te verejtur aneurizmen dhe jep informacione me te zgjeruara krahasuar me ekografine. Lejon te shihet shtrirja nderkohe qe perdorimi i kontrastit (angiograma) ndihmon te kuptohet nese ka tromboze ne faqet e aneurizmes dhe te kuptohet se sa eshte lumeni i aortes ose nese ka disekime te saj
-          Rezonanca magnetike (perdor fushen magnetike per te dhene informacione shtese mbi aneurizmen. Nuk perdor rrezatime.
-          Ekokardiograma (Ndihmon per te kuptuar nese zgjerimi i aortes fillon qe nga rrenja apo jo. Gjithashtu jep informacione shtese mbi zemren dhe valvulat kardiake
-          Angiograma (perdorimi i kontrastit per te verejtur me sakte aneurizmen)

TRAJTIMI
Trajtimi i aneurizmave varen nga pozicioni dhe nga dimensionet e saj. Kur eshte e vogel (me pak se 4 cm ne diameter) dhe nuk ka simptoma, mund te ndiqet ne dinamike me ekzaminime dhe analiza imazherike ne kohe te caktuara. Eshte e rendesishme te parandalohen faktore rreziku qe mund te cojne ne perparim te saj sic jane hiperkolesterolemia, hipertensioni, stresi, te ndalet duhani, te kryhet nje diete korrekte dhe ushtrime sipas keshillave qe ju jep mjeku.

Gjithsesi, nese dimensioned e aneurizmes i kalojne 5.5 cm ose nese aneurizma rritet me teper se 1 cm ne vit, atehere nderhyrja kirurgjikale eshte zgjidhja me e mire. Aktualisht nderhyrjet po shkojne ne favor te vendosjeve te stenteve se sa nderhyrjeve klasike "ne qiell te hapur", kjo si per rezultatet me te mira si dhe komplikancave me te ulta pas nderhyrjeve. Gjithsesi teknika qe ndiqet varet nga rasti ne rast.

Shkrim i pershtatur nga informacione te publikuara ne JAMA dhe MedScape

Per me teper mbi kete teme