mercoledì 20 luglio 2016

Kolistina – Nje Antibiotik Pjeserisht i Harruar

Kolistina eshte nje antibiotik qe ben pjese ne klasen e polimiksinave. Si pasoje e efekteve anesore qe ka, perdorimi iI saj pesoi nje renie dhe ne shume vende u hoq nga tregu. Efektet anesore ishin nefrotoksiciteti dhe neurotoksiciteti dhe shfaqeshin pas perdorimit ne rruge intravenoze (Acta Medica Scandinavica 1965;177:717-28, JAMA 1964;190:278-81, Annals of internal medicine 1962;57:214-29). Gjithsesi, kohet e fundit, kolistina po rifiton rendesi per shkak te rezistencave qe po shfaqen per bakterie te vecanta. Ne disa raste, ajo paraqet alternativen e vetme ndaj disa bakterieve gram negativ rezistente ndaj shume antibiotikeve si Pseudomonas aeruginosa, Acinetobacter baumannii dhe Klebsiella pneumonia. Dozat aktuale te perdorimit jane ndryshuar krahasuar me ato qe referoheshin ne studimet e para sepse ishte pare qe efektet anesore ishin ne varesi te dozes.



Keto bakterie shfaqen ne paciente ne gjendje te rende te shtruar ne terapi intensive por edhe ne infeksionet nosokomiale (spitalore) si dhe ne pacientet me fibroze cistike qe me kalimin e kohes zhvillojne bakterie rezistente ndaj antibiotikeve ku nder to me i zakonshmi eshte Pseudomonas.

Per sa i perket perqindjeve te nefrotoksicitetit studimet flasin per rreth 10% toksicitet pas dhenies se kolistines per nje periudhe mesatare 17.9 dite (Int J Antimicrob Agents 2010, 35:194-199). Ne kete studim te permendur, antibiotiku trajtonte 79% te infeksioneve nga Pseudomonas aeruginosa dhe Acinetobacter baumanii. Nderkohe ne studime te tjera, perqindja e nefrotoksicitetit arrinte deri ne 48% (Pharmacotherapy 2013;33(8):812-6, Int J Antimicrob Agents 2009, 34:434-438). Keto te dhena tregojne nefrotoksicitetin pas dhenies ne rruge intravenoze te kolistines.

Kohet e fundit, kolistina ka gjetur perdorim te gjere ne rruge inalatore, sidomos ne infeksionet kronike nga Pseudomonas aeruginosa. Tek fibroza cistike, ekzistojne protokolle nderkombetare (Antibiotic treatment for cystic fibrosis. Report of the UK Cystic Fibrosis Trust Antibiotic Working Group. Third Edition May 2009) qe keshillojne perdorimin e vazhdueshem (Thorax. 2013;68:344-50) por nuk sqarojne sakte se sa duhet te jete periudha maksimale e perdorimit. Te dhenat e deritanishme nuk kane referuar ne menyre specifike nefrotoksicitet te kolistines te dhene ne rruge inalatore nderkohe qe jane te referuara per ilace te tjera si tobramicina ne rruge inalatore.  Fakti qe nje perqindje e vogel e ilacit te dhene ne rruge inalatore shkon ne qarkullimin sistemik, e ben pak te mundur gjithsesi dicka te tille.