domenica 7 agosto 2016

Aprovohet Epclusa per Infeksionin Kronik nga Hepatiti C

Hepatiti C eshte nje infeksion qe shkaktohet nga virusi i hepatitit C (HCV) qe sulmon melcine dhe shkakton inflamacion. Te dhenat flasin per rreth 3% te popullates boterore te prekur nga HCV dhe nder to, 170 milion mbartes kronik paraqesin rrezikun per te zhvilluar cirroze hepatike dhe/ose kancer te melcise.

Mikrofotografi Elektronike e Virusit te Hepatitit C. Shkalla 50 nm.
(Imazhi: Charles Rice/Wikimedia Commons/Public Domain)

Trajtimi i hepatitit C po ndryshon ne menyre mjaft te shpejte. Pacientet me infeksion akut nga HCV kane shanse shume te mira ti pergjigjen terapise standarte 6 mujore me interferon (INF). Gjithsesi, akoma nuk eshte e qarte se kur duhet te fillohet kjo terapi sepse ndalimi spontan i infeksionit ndodh ne nje pjese te madhe te rasteve. Duket e arsyeshmja monitorimi i pacientit ne 2 – 4 muajt e pare nga fillimi i semundjes per te vleresuar kete gje.

Trajtimi i formave kronike te infeksionit nga HCV bazohen ne protokollet udhezuese amerikane dhe nderkombetare. Ne trajtimin e ketyre formave, duket se eshte bere nje hap perpara nga Gilead, e cila ka marre miratimin nga FDA (Food and Drug Administration) per Epclusa (sofosbuvir/velpatasvir) si regjim me nje tablet te vetme per trajtimin e infeksionit kronik te hepatitit C per gjenotipet 1 – 6.

Epclusa perbehet nga sofosbuvir, bllokues polimeraze, dhe velpatasvir, bllokues i NS5A.

Ky trajtim paraqet nje hap perpara sepse trajton te gjitha gjenotipet dhe per me teper aprovohet edhe per trajtimin e gjenotipeve 2 dhe 3 pa pasur nevoje per ribavirinen si ilac shtese. Gjithashtu indikacionet e Epclusa-s perfshijne edhe pacientet pa cirroze ose cirroze te kompensuar (klasifikimi Child – Pugh A) per 12 jave, si dhe ne kombinim me ribavirinen per pacientet me cirroze te dekompensuar.

Aprovimi nga FDA erdhi pas 4 studimeve nderkombetare te fazes 3  (ASTRAL-1, ASTRAL-2, ASTRAL-3 dhe ASTRAL-4) qe kishin ne total mbi 1500 paciente. Efektet anesore me te zakonshme ishin dhimbja e kokes dhe keputja e pergjithshme

Gjendet ne formulimin me tableta 400mg/100mg.

Per me teper mbi kete tematike:
- Linket per secilin nga studimet ASTRAL
- MedScape

Cdo gje eshte teorikisht e pamundur, derisa behet realitet!
(Robert A. Heinlein)