lunedì 29 agosto 2016

Hemoglobina e Glukozuar [HbA1c] - Analiza Laboratori

Vlerat reference tek subjektet e shendetshem eshte 4.8 – 5.9%.

Hemoglobina A1c (HbA1c) eshte nje parameter qe tregon perqendrimet mesatare te glukozes pergjate jetegjatesise se rruazave te kuqe te gjakut (qe eshte rreth 120 dite). Ne nje fare menyre eshte sikur te kryesh matje te shumta te glicemise. Hiperglicemia e tejzgjatur ben qe nje perqindje e rruazave te kuqe te ngopen me sheqer (nga ku merr edhe emrin analiza).



Eshte themelore per monitorimin e pacienteve me diabet. Paraqet nje parameter te rendesishem per monitorimin e terapise dhe gjithashtu ndihmon ne prognozen e diabetit.

Objektivi i terapise diabetike eshte nje vlere e HbA1c nen 7%. Nje vlere mbi 8% tregon nje diabet te pakontrolluar.

Ajo duhet te kryhet me intervale te rregullta tek subjektet me diabet. Matet 2 here ne vit ne subjektet me diabet te tipit 2 jo insulinovartes dhe 4 here ne pacientet me diabet te tipit 1 ose 2 insulinovartes.

Ne disa raste vlerat e ketij parametri mund te mos jene te sakte. Arsyeja mund te jete nje ulje e jetegjatesise normale te rruazave te kuqe (sic ndodh ne rastin e anemise hemolitike ose hemoglobinopati te tjera) ose nese pacienti merr trasfuzione gjaku.


"Ju, njerezit i mjekesise, do te pergjigjeni per me shume jete njerezish ne boten tjeter se sa edhe ne gjeneralet"
(Napoleon Bonaparte)