venerdì 30 settembre 2016

Hemorroidet

Hemorroidet jane zgjerime te eneve te gjakut ne zonen anale. Jane pershkruajtur prej shume kohesh ne fushen e mjekesise dhe akoma sot perbejne nje patologji qe ze nje vend te rendesishem ne fushen e kirurgjise.
Hemorroidet
(Imazhi: WikipedianProlific/Wikipedia/CC BY-SA 3.0)

Manifestimet klinike te hemorroideve varen nga grada e procesit patologjik. Ne pergjithsi ne momentin e diagnozes pacientet paraqesin hematokeci (jashtqitje me prani gjaku)  (rreth 60% e pacienteve), kruajtje (rreth 50% e tyre), shqetesime perianale (rreth 20% e tyre). Simptomat e permendura mund te jene te pranishme te gjitha njeheresh ose te ndara. Gjakderdhja rektale ne pergjithsi ndodh gjate defekimit ose menjehere pas saj. Gjaku vihet re tek letra higjenike, tek uji i banjos ose shenja gjaku tek te mbathurat. Pacienti duhet te pyetet per dieten e tij (nese ha ushqime me fibra ose nese konsumon sasi te mjaftueshme uji). Natyrisht ne vleresimin e kuadrit klinik, nuk duhet te largohet vemendja nga diagnoza te mundshme te ndryshme nga hemorroidet sic mund te jene fistulat, abceset, infeksionet, sidomos kur dhimbja eshte e forte. Nderkohe qe behet vleresimi i hemorroideve, duhet te vleresohen edhe komplikanca te mundshme qe mund te vije prej tyre, perfshire edhe iskemi ose tromboze te eneve te gjakut te perfshira)

Per te vendosur nese pacienti ka nevoje per ekzaminime me te zgjeruara, mjeku fillimisht mbledh te dhena nga pacienti si mosha, koha kur kane filluar shqetesimet dhe shenjat, dhe natyra e gjakderdhjes. Nese dyshohet per hemorroide, mjeku mund te kryeje nje eksplorim rektal. Mund te kerkohet nje vleresim me i gjere i kolonit nese paraqet anemi, nese gjakderdhja nuk eshte tipike e hemorroideve, nese paraqet probleme me jashtqitjen, nese ka histori polipesh te kolonit, ose histori familjare per kancer te kolonit ose semundje te tjera te trasheguara kolorektale.

Kur keshillohet pacienti, duhet ti thuhet qe te perfshije ne dieten e tij ushqime me sasi te mjaftueshme fibrash te patretshme (rreth 25 deri ne 35 gr ne dite) si dhe sasi te mjaftueshme uji qe te shmange stipsin (konstipim). Studime kane treguar qe nje sasi e mjaftueshme fibre me dieten ka sjelle ulje domethenese te rrezikut per simptoma te vazhdueshme si dhe rrezikun per gjakderdhje rektale. Perdorimi i kortizonit si krem, vasokonstriktoreve dhe analgjezikeve mund te lehtesojne perkohesisht disa prej simptomave. Nese terapia konservative (nderhyrjet e mesiperme) nuk jane te mjaftueshme per te kontrolluar simptomat, atehere vleresohen opsionet kirurgjikale.  


Per me teper mbi kete tematike lexoni:
[Link]

"Nje nga sfidat me te medha te mjekesise eshte perfshirja e teknologjise se informacionit ne praktiken tone"
(Samuel Wilson)