mercoledì 12 ottobre 2016

Pankreasi Artificial Merr Miratimin nga FDA

FDA (Food and Drug Administration) miratoi pankreasin artificial. Modeli qe paraqitet, i pari i llojit te vet eshte thuajse sa nje cellular dhe ka marre miratimin per trajtimin e pacienteve me diabet te tipit 1, njohur edhe si diabet i moshave te reja.
Diabeti i tipit 1 verifikohet ne rreth 5% te rasteve dhe kemi te bejme me ate lloj diabeti ku pankreasi nuk prodhon insuline te mjaftueshme. Shkaqet jane kryesisht te natyres autoimune si pasoje e shkaterrimit te qelizave beta ne pankreas. Aparati Medtronic Minimed 670G lejon monitorimin e vazhdueshem te niveleve te glicemise dhe i leshon insuline pacienteve sipas nevojes.

Aktualisht aparatura do te pershkruhet per paciente te moshes 14 vjec e larte, sic paraqitet edhe ne faqen e kompanise prodhuese.

Menyra e Funksionit te Pankreasit Artificial
(Imazhi: Diabetes UK/ CC BY-SA 3.0)

Sistemi Medtronic perfshin nje glukometer (ne formen e nje elektrode nen lekure), nje pompe insuline te lidhur ne trup dhe nje infuzor qe lidhet me pompen me ane te nje kateteri te vogel qe do te jape insulinen. Sistemi mat glicemine cdo 5 minuta dhe sipas nevojes ose leshon insuline ose e mban ate, duke ndihmuar pacientet te mbajne nivelin e glukozes nen vlerat normale ne pjesen me te madhe te kohes.

Ne fillim ishte frika e mundesise se hipoglicemive nga aparati dhe kjo u vleresua ne nje studim klinik qe ishte pjese e rruges per miratimin e aparatit. Ne kete studim ku moren pjese 123 pjesemarres, nuk u raportuan efekte anesore serioze, perfshire edhe hipoglicemite e renda. Gjithsesi, monitorimi i te dhenave do te vazhdohet edhe pasi aparati te hidhet ne treg.

Medtronic, ne Dublin, Irlande, ka filluar studime per te vleresuar sigurine dhe efikasitetin e aparatit kur perdoret ne pacientet te moshave 7 deri ne 13 vjec me diabet.

Nderkohe, Komisioni Europian, si pjese e programit Horizon 2020, ka leshuar nje fond prej 4.6 milion euro per studimin e pankreasit artificial ne femijet e vegjel te moshes nga 1 deri ne 7 vjec dhe projekti do te koordinohet nga universiteti i Cambridge. Pritet qe ne kete studim te marrin pjese 94 femije qe do te ndahen ne 2 grupe ku njeri do trajtohet me pankreasin artificial nderkohe qe grupi tjeter do te marre terapi me insuline sipas protokolleve me te sakta ekzistuese aktuale.

Per me teper ne lidhje me kete lajm:
- Njoftimi i FDA [Link]
- Aparati Medtronic Minimed 670G [Link]
- Njoftimi per Fondin e Leshuar nga Komisioni Europian per programin Horizon 2020 [Link]

"Teknologjia eshte me e mire kur i mbledh njerezit bashke"
(Matt Mullenweg)