lunedì 7 novembre 2016

Sindroma e Vezores Policistike

Sindroma e Vezores Policistike (SVPC) eshte nje semundje e trashegueshme qe prek grate ne periudhen e fertilitetit. Paraqet anomali ne metabolizmin e androgjenit dhe estrogjenit. Crregullimi shkakton ciste te shumta anormale ne vezore dhe keto te fundit nuk prodhojne nje numer normal vezesh dhe nuk i leshojne normalisht. Semundja eshte e pranishme ne lindje por nuk shkakton probleme derisa femra arrin pubertetin. 


Ndodh deri ne 10% te femrave dhe eshte nje nder shkaqet kryesore te infertilitetit femeror. Nga studimet ne Europe, prevalenca (numri total i individeve te prekur ne nje moment te caktuar kohor) shkon nga 6.5 – 8%.  Femrat me SVPC kane cikel menstrual te crregullt dhe mund te zhvillojne amenorre (mungese e periudhave mestruale). Femrat me SVPC mund te kene presion te larte, obezitet, akne ne fytyre, hirsutizem (prani e tepert e qimeve ne fytyre dhe ne trup) dhe floke te rralle. Mund te kene rezistence ndaj insulines dhe mund te zhvillojne diabet te tipit 2.

Vezore Policistike
Imazhi: Je Hyuk Lee/WikimediaCommons/CC BY-SA 3.0

DIAGNOZA
SVPC prek femrat ne periudhen e fertilitetit dhe simptomat fillojne zakonisht ne periudhen perimenarkale (perpara se mosha kockore te jete 16 vjece).
Ne anamnezen e pacientes mund te verehen:
-          Crregullime te ciklit menstrual ose edhe mungese te tij (pasoje e anovulimit kronik)
-          Hirsutizm ose pranija e tepert e qimeve ne trup ose ne fytyre (pasoje e hiperandrogjenizmit. Shenja te tjera mund te jene edhe nje rritje e mases muskulare, trashje e zerit)
-          Infertilitet (Nuk ndodh tek te gjitha femrat. Tek nje pjese e tyre me SVPC mund te ndodhe ovulimi ne menyre te nderprere. Mundesite e abortit tek keto femra jane te larta)
-          Obezitet (rreth 50% e femrave me SVP mund te kene obezitet. Mund te paraqesin sindrome metabolike)
-          Diabet (keshillohet kryerja e testit te glukozes tek keto paciente. Rreth 10% e femrave me SVP kane diabet ndersa 30 – 40% e tyre kane intolerance glucide ne moshen 40 vjece)
-          Presion te larte (sipas nje studimi, deri ne 43% e pacienteve me SVPC kishin hipertension. Mund te paraqesin dislipidemi , nje gjendje proinflamatore si dhe nje rritje te rrezikut te aterosklerozes)
-          Apne gjumi (femrat me SVP paraqesin apne te gjumit, nje faktor tjeter rreziku per problematika kardiovaskulare)

Keshillohet te kryhet ekzaminim i vezoreve me ekografi ne kerkim te cisteve te shumta. Duhet te kryhen matje te presionit arterial duke qene se keto paciente jane ne rrezik te larte per hipertension. Gjithashtu pacientet duhet te vleresohen per nje intolerance te mundshme te glukozes ose edhe per diabet te tipit 2. Gjate analizave te kryera mund te vleresohen edhe disa lloj hormonesh te gjendrrave mbiveshkore.

TRAJTIMI
Perqendrohet kryesisht ne simptomat qe paraqet secili pacient. Duhet te ulen faktoret e rrezikut per diabet dhe semundjet kardiake. Nderhyrjet mund te jene:
-          Ne humbjen e peshes dhe ushtrime qe te kontrollohet diabeti dhe presioni i larte i gjakut dhe te ulet rreziku per semundje kardiovaskulare. Nderhyrjet ne stilin e jeteses jane linje e pare e trajtimit tek vajzat adoleshente dhe grate me SVPC
-          Ne ndalimin e duhanit (ul rrezikun per semundje kardiake)
-          Trajtimi i diabetit (me insuline ose ilace te tjera orale. Keto terapi perdoren kur dieta dhe ushtrimet nuk arrijne nje kontroll te mjaftueshem te vlerave te glicemise)
-          Kontraceptivet orale rregullojne ciklin menstrual dhe ndalojne androgjenin (hormone qe shkakton rritje te tepert te qimeve tek femrat)
-          Metformina, ilac qe perdoret per trajtimin e diabetit, ul androgjenin dhe permireson ovulimin
-          Spironolaktoni eshte ilac diuretic dhe ul androgjenin dhe trajton aknen dhe hirsutizmin

Te dhenat te mbledhura nga faqet JAMA dhe MedScape

Per me teper mbi tematiken mund te konsultoni shkrimet:
1.       Azziz R, Carmina E, Dewailly D, et al; Task Force on the Phenotype of the Polycystic Ovary Syndrome of The Androgen Excess and PCOS Society. The Androgen Excess and PCOS Society criteria for the polycystic ovary syndrome: the complete task force report. Fertil Steril. 2009 Feb. 91(2):456-88
2.       Legro RS, Arslanian SA, Ehrmann DA, et al. Diagnosis and treatment of polycystic ovary syndrome: an Endocrine Society clinical practice guideline. J Clin Endocrinol Metab. 2013 Oct 22. 
3.       Barber TM, McCarthy MI, Wass JA, Franks S. Obesity and polycystic ovary syndrome. Clin Endocrinol (Oxf). 2006 Aug. 65(2):137-45

"Kurre mos e nderpre dike qe po ben ate qe i the qe nuk mund ta bente"
(Amelia Earhart)