Sindroma e Sjogren-it eshte
nje semundje autoimune sistemike qe karakterizohet nga nje funksion i ulur i
gjendrrave te peshtymes dhe te loteve. Ne keto gjendrra vihet re nje infiltrat
linfocitar, karakteristik i kesaj sindrome. Eshte nje nder semundjet me te
zakonshme te indit lidhor. Si pasoje e funksionit te ulur te gjendrrave,
shqetesimet qe mund te paraqesin pacientet jane syte e thare (kseroftalmi) , goja e thare
(kserostomi) dhe zmadhim i gjendrres parotide.