sabato 16 settembre 2017

Miratohen 2 Barna te Reja per SPOK

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka miratuar 2 ilace te reja per  trajtimin e bronkopneumopatine kronike obstructive (njohur ndryshe si SPOK, semundje pulmonare kronike obstruktive) per gradat e moderuara dhe te renda.

venerdì 26 maggio 2017

Aspirimi versus Drenazh Pleural ne Pneumotoraksin Spontan

Pneumotoraksi spontan mund te jete primar ose dytesor kur shkaktohet nga nje patologji pulmonare baze. Ne pergjithsi jemi mesuar qe ne rastet e pneumotoraksit te vendoset drenazh torakal dhe ne raste te vecanta mund te kryhet aspirimi si metode me pak invazive.

domenica 14 maggio 2017

Femije me Trup te Huaj te Gelltitur

Femije 3 vjec, paraqitet ne urgjence pasi kishte gelltitur nje gozhde (nuk ka te dhena me te detajuara). Ne urgjence u krye nje radiografi me kontrast oral qe lokalizonte trupin e huaj ne stomak. Pacienti u vleresua nga endoskopisti dhe nga anestezisti. U krye heqja e trupit te huaj me fibrogastroskopi, nen anestezi totale. Procedura shkoi pa komplikanca.

(Trup i huaj ne stomak)
(Imazhi: Ilir Halili)

martedì 21 marzo 2017

Trajtimi i Tuberkulozit

Trajtimi i tuberkulozit permban disa antibiotike te ndryshem ne regjim. Koncepti baze qe fshihet pas protokolleve eshte shmangia e rezistencave duke perdorur disa antibiotike bashke.

Mycobacterium Tuberculosis
(Imazhi: Janice Carr - CDC/ WikimediaCommons/ CC0)

martedì 17 gennaio 2017

Noduset e Tiroides - Shenime Klinike

Semundjet nodulare te tiroides jane te perhapura ne popullate. Perllogaritet qe mundesia per te zhvilluar nje nodus te tiroides eshte 5 – 10% gjate jetes. Nderkohe qe semundja nodulare eshte e zakonshme, 7 – 15% e tyre jane malinje. Te zbulohet ne kohe kjo pjese eshte themelore. Mjeku duhet te mundohet te arrije ne nje diagnoze ne sa me pak kohe duke qene se kjo mund te ndikoje ne prognozen e semundjes. Menyra se si kerkohet kjo diagnoze ndikohet edhe nga aftesia e mjekut per te dalluar patologjite beninje nga malinje ne menyre sa me te sakte dhe me kosto sa me te permbajtur.

martedì 3 gennaio 2017

Bruceloza

Bruceloza eshte nje infeksion qe shkaktohet nga nje bakter i klases se Brucelles (me te rendesishmit jane Brucella melitensis me trasmetim nga delet, Brucella suis me trasmetim nga derrat, Brucella abortus me trasmetim nga bagetia dhe Brucella canis me trasmetim nga qente). Bakteri trasmetohet nga njerezit tek njerezit me ane te ushqimeve te infektuara (qumesht jo i pasterizuar, djathe), kontakt i drejteperdrejte me nje kafshe  te infektuar (gjak ose mish i infektuar) ose inhalim ne forme aerozoli. Akoma sot paraqet nje problem ne shume vende te ndryshme.