martedì 3 gennaio 2017

Bruceloza

Bruceloza eshte nje infeksion qe shkaktohet nga nje bakter i klases se Brucelles (me te rendesishmit jane Brucella melitensis me trasmetim nga delet, Brucella suis me trasmetim nga derrat, Brucella abortus me trasmetim nga bagetia dhe Brucella canis me trasmetim nga qente). Bakteri trasmetohet nga njerezit tek njerezit me ane te ushqimeve te infektuara (qumesht jo i pasterizuar, djathe), kontakt i drejteperdrejte me nje kafshe  te infektuar (gjak ose mish i infektuar) ose inhalim ne forme aerozoli. Akoma sot paraqet nje problem ne shume vende te ndryshme.

Koloni ne Brucella Melitensis
(Imazhi:  Larry Stauffer, Oregon State Public Health Laboratory, USCDCP/Pixnio/CC0)

SIMPTOMAT
Mund te shfaqen brenda pak ditesh ose mund te zgjasin edhe prej pak muajsh. Mund te paraqesin faza qe zhduken dhe paraqiten serish.

-          Temperatura (simptoma me e zakonshme, e pranishme ne rreth 60 – 80% te rasteve)
-          Artralgji (dhimbje te kolones sidomos ne zonen lombare dhe nyjeve) dhe mialgji (dhimbje te muskujve) te cilat mund te jene te pranishme ne 55% - 80% te rasteve
-          Anoreksia
-          Astenia
-          Humbje peshe
-          Djersitje
-          Dhimbje koke
-          Shqetesime neuropsikiatrike

DIAGNOSTIKIMI
Mund te paraqese veshtiresi per tu diagnostikuar. Nga moment i infektimit deri ne dhenien e simptomave mund te kalojne 1 deri ne 2 jave per formen akute deri ne disa muaj ne format me te ngadalta. Anamneza mund te ofroje informacione rreth nje ekspozimi te mundshem nga Brucela (individe qe rrisin bageti, perpunojne produkte nga delet, lopet, etj).

Rritja e Bruceles mund te kryhet ne laborator. Ajo mund te arrihet nga analiza e materialit te marre qe mund te jete gjak ose ind (pershembull biopsi e palces kockore ose aspirim nga melcia)

TRAJTIMI
Objektivi i trajtimit eshte ndalimi i simptomave dhe parandalimi i komplikancave.

Trajtimi kryhet me ane te antibiotikeve. Ne pergjithsi perdoren me shume se 1 antibiotik per shkak te rrezikut te larte te rishfaqjes kur perdoret monoterapia. Doksiciklina dhe streptomicina veprojne mire tek shkaktari I bruceles dhe trajtimi mund te zgjase deri ne 6 jave. Ilace te tjera qe kane treguar aktivitet kunder species se Brucella-s eshte Gentamicina, Rifampicina dhe Trimetoprim-Sulfametoksazoli (Bactrim). Ekzistojne protokolle udhezuese qe percaktojne zgjedhjet e antibiotikeve dhe dozat si dhe gjatesine.

Te dhenat e mbledhura nga NEJM dhe MedScape