martedì 17 gennaio 2017

Noduset e Tiroides - Shenime Klinike

Semundjet nodulare te tiroides jane te perhapura ne popullate. Perllogaritet qe mundesia per te zhvilluar nje nodus te tiroides eshte 5 – 10% gjate jetes. Nderkohe qe semundja nodulare eshte e zakonshme, 7 – 15% e tyre jane malinje. Te zbulohet ne kohe kjo pjese eshte themelore. Mjeku duhet te mundohet te arrije ne nje diagnoze ne sa me pak kohe duke qene se kjo mund te ndikoje ne prognozen e semundjes. Menyra se si kerkohet kjo diagnoze ndikohet edhe nga aftesia e mjekut per te dalluar patologjite beninje nga malinje ne menyre sa me te sakte dhe me kosto sa me te permbajtur.


Por cfare rruge mund te ndiqet per te vleresuar nje nodus te tiroides qe sapo eshte zbuluar?
Fillimisht duhet te mblidhen te dhena nga anamneza per ndonje histori familjare per kancer te tiroides. Gjithashtu duhet te shihet nese ka elemente qe mund te plotesojne edhe me teper kuadrin klinik qe paraqitet. Me pas kalohet tek ekzaminimi objektiv me nje fokus te vecante tek gjendrra e tiroides si dhe tek stacionet linfonodale qe e rrethojne si ato nen nofull, anesore te qafes dhe supraklavikularet. Vleresimet e hormoneve te tiroides (ketu mund te perfshihet edhe kalcitonina qe zbulon karcinomen medulare te tiroides) jane analiza te tjera qe kryhen. Ekografia eshte nje analize imazherike qe kryhet me pak kosto dhe aparatet ekografike jane mjaft te perhapura. Ka nje rendesi themelore sepse jo vetem qe jep informacione shtese mbi nodusin (dimensionet, karakteristikat, nese jane me teper se sa palpohen, nese vaskularizohen, etj) por vlereson edhe pranine apo jo te linfoadenopatise cervikale.

Nje here qe jane kryer keto vleresime mund te kalohet tek ato me invazivet sic jane agoaspirimet. Menyra me e mire per ty kryer do te ishte nen imazhin ekografik sepse rrit ndjeshmerine e rezultatit. Protokollet e ATA (American Thyroid Association)  te vitit 2015 rekomandon agoaspirimet e noduseve 1 cm ose me teper ne dimensionin me te madh dhe qe kane nje grade dyshuse te mesme – te larte ne ultratinguj, nodose 1.5 cm ose me teper qe kane nje grade te ulet dyshuese ne ultratinguj dhe ne nodose 2 cm ose me teper qe kane nje grade shume te ulet dyshuese ne ultratinguj. Organizatat e ndryshme te endokrinologjise kane nxjerrur protokolle udhezuese per kete patologji.


Informacione te mbledhura nga MedScape dhe NEJM

Per me teper informacione mbi tematiken:
-          2015 American Thyroid Association Management Guidelines for Adult Patients with Thyroid Nodules and Differentiated Thyroid Cancer [Linkper versionin PDF]