martedì 21 marzo 2017

Trajtimi i Tuberkulozit

Trajtimi i tuberkulozit permban disa antibiotike te ndryshem ne regjim. Koncepti baze qe fshihet pas protokolleve eshte shmangia e rezistencave duke perdorur disa antibiotike bashke.

Mycobacterium Tuberculosis
(Imazhi: Janice Carr - CDC/ WikimediaCommons/ CC0)


Trajtimi standart qe fillohet per tuberkulozin sensible (te ndjeshem) ndaj ilaceve permban nje faze fillestare 2 mujore me rifampicine, isoniazid, pirazinamide dhe etambutol. Ky i fundit shtohet kur dyshohet per ndonje rezistence ndaj 3 ilaceve te para. Ne rast se testimet qe kryhen per rezistencat ndaj antibiotikeve nuk tregojne rezistence per rifampicinen, isoniazidin ose pirazinamidin, atehere etambutoli mund te ndalet. Pas periudhes 2 mujore me 3-4 ilace, pason nje periudhe 4-mujore e perbere nga 2 ilace, rifampicina dhe isoniazidi.

Duke qene se periudha e trajtimit te tuberkulozit shfaqet e gjate (ka disa regjime te tjera qe mund te shkojne per periudha edhe me te gjata se 6 muaj, sipas tipologjise se pacientit), ajo paraqet veshtiresite e veta, nder te cilat dy jane kryesoret: toksiciteti i ilaceve te perdorura dhe ndjekja e terapise ne menyre te perpikte nga pacienti per gjithe periudhen e trajtimit.

Nder efektet anesore te ilaceve antituberkulare, ato hepatike jane me dometheneset, te tilla qe mund te cojne edhe ne ndalimin e ilaceve. Protokolli i trajtimit te tuberkulozit paraqet indikacione se si duhet te sillet mjeku ne keto raste sepse skenaret e mundshme jane te shumte. Efekte te tjera anesore jane ato gastrointestinal, artralgjite dhe reaksionet alergjike.

Nga ana tjeter, problem paraqet edhe ndjekja e regjimit terapeutik sepse jo te gjithe pacientet e ndjekin terapine sic duhet. Te dhenat flasin deri ne rreth 49% te pacienteve qe nuk e perfundojne regjimin e plote te trajtimit. Shkaqet jane te shumta duke filluar qe ato ekonomike, efektet anesore e deri tek ato ku pacienti permiresohet klinikisht dhe mendon qe nuk ka arsye pse ta vazhdoje trajtimin. Per ti shmangur sa te jete e mundur keto problematika jane menduar disa strategji te ndryshme duke filluar qe nga regjimet e ndryshme ku terapia jepet deri ne 3 dite ne jave e deri tek ato ku ofrohen sherbime sociale per te mos humbur pacientet (sidomos endacaket) dhe per te siguruar qe terapia te plotesohet.

Studimet kane treguar qe Mycobacterium tuberculosis fshihet ne disa zona te trupit ku antibiotiku nuk arrin te veproje. Kjo mund te jete arsyeja qe jo gjithmone kemi rezultate te kenaqshme me trajtimin. Keto zona mund te jene granulomat, abcese ose kavitete. Nuk jane per tu perjashtuar edhe mundesite qe ilacet te mos jene ne doza domethenese ne gjak per te pasur nje veprim te duhur. Nje nder shkaqet mund te jene problemet me perthithjen. Per shembull, nivelet e isoniazidit, rifampicines dhe pirazinamidit jane me te ulta kur merren me ushqimin, nderkohe qe perthithja e rifapentines rritet me nje ushqim me shume dhjam. Fluorokinolonet, ilace te linjes se dyte te trajtimit, perthithen me pak kur perdoren me antiacide. Shkaqe te tjera mund te jene variacionet gjenike te enzimave te ndryshme qe marrin pjese ne perpunimin e ilaceve, te cilat mund te ndikojne edhe ne efektet anesore te ilaceve.

Informacione te mbledhura nga MedScape

"Te mos degjoje nje grua, eshte gabimi me i madh qe nje mjek mund te beje"
(Helen Varney)