Pneumotoraksi spontan mund te
jete primar ose dytesor kur shkaktohet nga nje patologji pulmonare baze. Ne
pergjithsi jemi mesuar qe ne rastet e pneumotoraksit te vendoset drenazh
torakal dhe ne raste te vecanta mund te kryhet aspirimi si metode me pak
invazive.
Protokollet europiane (ato te
BTS dhe te ERS) ndryshojne nga ato amerikane ku te parat rekomandojne aspirimin
si linje te pare trajtimi ne te gjithe pacientet me pneumotoraks spontan primar
jo tensiv (BTS tregohet pak me e kujdesshme kur vjen puna per aspirimin e
pneumotoraksit spontan dytesor) nderkohe qe tek amerikanet nuk keshillohet fare
aspirimi ne asnje skenar klinik te mundshem.
Nje studim i publikuar tek ERJ
mundohet te hedhe drite me teper mbi kete ceshtje. Studimi eshte kryer ne 3
spitale norvegjeze ne paciente me pneumotoraks spontan primar ose dytesor. 127
paciente ishin perfshire ne studim ku 48 paraqisnin pneumotoraks spontan
dytesor. Nder to 65 u trajtuan me aspirim nderkohe qe pjesa tjeter me drenazh
torakal. U vleresuan kohezgjatja e shtrimit, suksesi dhe komplikancat si dhe
tek grupi me pneumotoraks spontan dytesor se cila ishte procedura me e
favorshme.
Rezultatet treguan qe aspirimi
krahasuar me drenazhin torakal ne kete popullate pacientesh kishte nje
perqindje suksesi me te larte dhe nje kohezgjatje shtrimi me te shkurter.
Autoret pranojne qe studimi
paraqet disa limitime. Gjithsesi, sipas editorialit qe shoqeron studimin “nese
konfirmohet nga studime te tjera, linja e pare e trajtimit per episodin e pare
te pneumotoraksit spontan ka per te qene vezhgimi ose aspirimin me age nese
duhet ti ofrohet trajtim pacientit. Nese pacienti nuk paraqet distres
respirator, vendosja e tubit torakal duhet te shmanget, sepse jo vetem qe eshte
i dhimbshem per pacientin por sic tregohet nga studimi, e ekspozon ndaj nje
rreziku komplikacionesh te mundshme.