Femije 3 vjec, paraqitet ne
urgjence pasi kishte gelltitur nje gozhde (nuk ka te dhena me te detajuara). Ne
urgjence u krye nje radiografi me kontrast oral qe lokalizonte trupin e huaj ne
stomak. Pacienti u vleresua nga endoskopisti dhe nga anestezisti. U krye heqja e trupit te huaj me fibrogastroskopi, nen
anestezi totale. Procedura shkoi pa komplikanca.
![]() |
(Trup i huaj ne stomak) (Imazhi: Ilir Halili) |
Gelltitja e trupave te huaj
eshte nje ngjarje mjaft e zakonshme tek femijet e vegjel nderkohe qe tentojne
te eksplorojne boten qe e rrethon. Ne pergjithsi keto trupa te huaj nuk japin problematika
te vecanta nderkohe qe kalojne ne traktin gastrointestinal. Ne nje perqindje te
vogel gjithsesi ato mund te jene problematike dhe duhet te hiqen menjehere.
Materialet qe gelltisin
femijet jane te ndryshme nga te rriturit. Ato mund te jene bateri, monedha,
etj.
Ne pjesen me te madhe te
rasteve, femijet nuk kerkojne ndihme te specializuar pervec monitorimit ne
ambientet e urgjences. Prinderit duhet te qendrojne afer qe te bejne femijen te
ndihet me i sigurte. Ne pergjithsi nuk eshte i nevojshem intubimi. Te mos
tentohet te levizet trupi i huaj me goditje ne bark ose duke dhene shurupe per
te nxitur te vjellat.
"Je i zoti. Merr persiper rreziqe. Asgje nuk e zevendeson eksperiencen"
(Paulo Coelho)