sabato 16 settembre 2017

Miratohen 2 Barna te Reja per SPOK

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka miratuar 2 ilace te reja per  trajtimin e bronkopneumopatine kronike obstructive (njohur ndryshe si SPOK, semundje pulmonare kronike obstruktive) per gradat e moderuara dhe te renda.


Te dy ilacet jane te kompanise GlaxoSmithKline dhe indikacioni do te jete ne rastet kur pacientet nuk jane te kontrolluar me terapine e kombinuar me kortikosteroide inalatore dhe LABA (B2 agoniste me veprim te zgjatur).

Ilacet e miratuara kane ne perberje flutikazon furoat (kortikosteroid), umeclidinium (antikolinergjik me veprim te gjate) dhe vilanterol (beta2 agonist selektiv me veprim te gjate me kombinimet 92mcg/55mcg/22mcg pluhur inalator dhe vijne nen emertimet Elebrato Ellipta dhe Trelegy Ellipta.

Miratimi i tyre vjen pasi studimet e kryera kane treguar rezultate me te mira ne SPOK-un te grades se moderuar dhe te rende qe nuk kontrollohej mire me kortikosteroide dhe beta agonist me veprim te gjate, thote EMA.

Efektet anesore me te zakonshme qe jane referuar jane nazofaringit (7% te rasteve), infeksione te rrugeve te larta respiratore (2% te rasteve) dhe cefale (5% te rasteve)

Detaje me te plota do te ofrohen sapo ilacet te marrin autorizimin e plote per tregtimin nga Komisioni Europian



Burimi i Informacionit: MedScape