domenica 8 ottobre 2017

Karcinoma e Ezofagut

Eshte nje patologji onkologjike qe godet kryesisht meshkujt, te moshuar.



FAKTORE RREZIKU
- Duhani
- Alkoli
- Divertikujt ezofagal
- Akalasia
- Stenozat si pasoje e ezofagiteve nga gelltitja e materialeve gerryese
- Ezofagiti i Barrett (metaplazi kolonare ne zonen e ezofagut fundor qe ka lidhje me ezofagitin nga refluksi)

ANATOMIA PATOLOGJIKE
- Karcinome me qeliza skuamoze (rreth 90% e rasteve)
- Adenokarcinome (rreth 10% te rasteve )

KLINIKA
- Disfagi konstante dhe perparuese per ushqimet e ngurta
- Odinofagjia (dhimbje ne gelltitje) dhe kthim ushqimi mbrapsh 
- Humbje peshe
- Anemi

SHPERNDARJA
- per vazhdimesi: infiltrimi i aortes (qe mund te jape hemorragji masive), mediastini, perikardi, trakea
- ne rruge linfatike: linfonodulat mediastinale
- ne rruge hematogjene: melcia dhe mushkerite

DIAGNOZA
- Ezofagogastroskopia dhe biopsite qe mund te kryhen
- Radiografia me barium
- CT abdomeni (qe mund te zbuloje edhe metastazat hepatike)

TERAPIA
- Per neoplazine jo invazive te ezofagut distal mund te ndihmoje kirurgjia me resekim te lezionit
- per neoplazine jo invazive te ezofagut proksimal, kirurgji me resekim te lezionit dhe ndertim te rruges me kalim me zonen torakale te nje segmenti te kolonit ose dymbedhjetegishtorit (duodenit)
- ne rastet me te avancuara vleresohet per radioterapine dhe kemioterapine

"Askush nuk ka nje memorie aq te mire sa me qene nje genjeshtar i suksesshem"
(Abraham Lincoln)