mercoledì 29 novembre 2017

Manifestimet Ekstrapulmonare te Sarkoidozes

Granulomat e sarkoidozes mund te prekin cdo organ, megjithse ne shumicen e rasteve shfaqet me prekje te linfonodeve intratorakale dhe te pulmoneve. Manifestimet ektrapulmonare perfshijne ato:



- Dermatologjike (25 - 35% te rasteve)
Edhe pse nuk jane te rrezikshme per jeten, demtimet kutane kane ndikim te madh emotive. Shpeshhere keqinterpretohen dhe trajtohen si elemente te izoluar duke mos u marre si shenja te nje patologjie me te gjere.
Format kutane jane lupus pernio (me i zakonshem tek femrat), eritema nodoze (ne rreth 10% te rasteve te sarkoidozes dhe zakonisht zgjat rreth 3 jave), noduse subkutane, rash makulopapular

- Oftalmike (nga 20 – 80%  te rasteve)
Uveit anterior (forma me e zakonshme, deri ne 65% te rasteve), vaskulit retinal, keratokonjuktivit

- Retikuloendotelial
Linfoadenopati periferike, hepatomegali (ne rreth 10% te rasteve me sarkoidoze ka nje  rritje te transaminazave dhe te fosfatazes alkaline. Gjithashtu ne disa raste mund te zhvillohet nje sindrome kolestatike, e karakterizuar nga kruajtje dhe ikter, insuficience hepatike dhe hipertensin portal), splenomegali

- Muskoloskeletale
Demtimet e kockave ndonjehere mund te ngaterrohen me lezionet metastatike. Mund te shkaktojne dhimbje, por ne pergjithsi jane asimptomatike
Artrit akut, artrit kronik

- Renale dhe Elektrolite
Hiperkalciuri (deri ne 40% te pacienteve), hiperkalcemi (deri ne 11%), nefrokalcinoze (deri ne 10% te rasteve)

- Kardiovaskulare
Granuloma kardiake mund te gjenden deri ne 25% te pacienteve me sarkoidoze qe jane ekzaminuar me autopsy, por sarkoidoza kardiake klinikisht shfaqet ne 5% te gjithe pacienteve.
Format perfshijne aritmi, hypertension pumonar kronik dhe cor pulmonar

- Sistemi Nervoz
Nje prekje e sistemit nervoz qendror eshte pare deri ne 25% te pacienteve me sarkoidoze qe kane kryer autopsi, por vetem ne 10% te pacienteve paraqiten me simptoma neurologjike.
Mund te shfaqet si meningit, paralize e nervave kraniale, hipopituitarizem hipotalamik

- Gjendrrat ekzokrine
Zmadhim i gjendjrrave te peshtymes, kserostomi


"Dija flet, por mencuria degjon"
(Jimi Hendrix)