sabato 17 marzo 2018

Aspergiloza Pulmonare Invazive - Galactomannani

Aspergiloza pulmonare invazive ndodh kryesisht ne pacientet me faktore rreziku specifike si neutropenia per nje kohe te gjate, trapiant organesh ose palce, perdorim per kohe te gjate i kortikosterideve ose imunodeficiencat e renda te trasheguara.


Ne rastet kur dyshohet nje aspergiloze pulmonare invazive, duhet te kerkohet CT pulmoni me rezolucion te larte (HRCT), galactomannani ne gjak, te shihet mundesia per kryerjen e bronkoskopise me lavazh bronkoalveolar dhe dozim i galactomannanit ne materialin e marre, ngjyrosje per funge dhe kulture per funge.

Ne rastet kur galactomannani nuk mund te kryhet, si alternative mund te perdoret 1,3-beta-D-glucani, nje tjeter perberes i murit qelizor te shume fungeve. Duhet thene qe nje test pozitiv mbeshtet nje diagnoze per nje infeksion fungin invaziv por nuk eshte specifik per aspergilusin [Clin Infect Dis: 2011:52: 750-770]

(Ne lindim te gjithe injorante, por duhet mund i madh per te mbetur budalla)
(Benjamin Franklin)