sabato 31 marzo 2018

Furunkuli

Furunkuli eshte nje inflamacion akut nekrotiko purulent i folikulit te qimes dhe indit perreth.



Zhvillohet nga ndotja e lekures me pluhura ose kimikate te ndryshme, mikrotraumat, etj. Vendoset me shpesh ne shpinen e dores, parakrah, zona e qafes dhe shpine.Shkaktari me i shpeshte eshte Stafilokoku.

Lekura ne vendin e daljes se qimes skuqet, paraqet dhimbje dhe te kruara. Dhimbjet shtohen gradualisht dhe infiltrati behet me i madh dhe ngrihet mbi lekure ne formen e nje koni te gjere ne majen e se ciles dallohet nje pustul e vogel qe ka ne qender qimen.

Pas 3 - 5 ditesh, pustula hapet dhe pres saj del pus (qelb). Ne raste te vecanta furunkuli jep komplikanca si linfangjit, linfadenit, abcese. 

Komplikancat me serioze i ben furunkuli i fytyres, sidomos mbi buzen e sipermen, ne trekendeshin hunde - buze dhe ne zonen suborbitale qe mund te japin deri ne meningjit per shkak te anastomozave te shumta ndermjet venave te fytyres dhe sistemit venoz intrakranial.


(Shendeti nuk vleresohet derisa mberrin semundja)
(Thomas Fuller)