venerdì 23 marzo 2018

Parandalimi Onkologjik

Kancerogjeneza eshte procesi gjate se cilit faktore determinues nderhyjne ne momente te ndryshme duke bere te mundur avancimin e vete procesit. Ne kete proces kemi nje faze fillimi qe pasohet nga momenti i instalimit dhe pastaj perparimi.



Per kete arsye mundte nderhyhet duke parandaluar kontaktin me faktoret e rrezikut ne disa nivele.

Parandalimi ka si fund ideal ate te mbajtjes se gjendjes se shendetit ne nivelin me te larte deri ne fundin natyral te vete jetes.

Jane tre tipe parandalimesh:
Parandalimi primar: ka si objektiv ndaljen e fillimit te rasteve te reja te semundjes ne individe te shendetshem. Kjo zhvillohet me nderhyrjet ne stilin e jetes si duhani, alkoli, ekspozimi ndaj diellit ne kohe te zgjatura, aktiviteti seksual, etj.

Parandalimi dytesor: ka si objektiv zbulimin e dhe sherimin e rasteve te reja te semundjes perpara se te shfaqet klinikisht. Instrumenti me i rendesishem eshte screening, qe ka te beje me nje analize qe mund te perseritet, me kosto te permbajtura qe fillohet ne nivel territorial. Objektivi eshte te arrihet nje diagnoze sa me e hershme e patologjise ne menyre qe te ndryshoje rrjedhen e saj. Ne rastet e nje screening ne mase, duhet te kemi nje analize qe te jete faktuar te jete e dobishme nga pikepamja epidemiologjike, ekonomike, organizative (si per shembull kryerja e mamografise tek nje grupmoshe e vecante)

Parandalimi terciar: ka si objektiv te parandaloje invaliditetin e individeve qe jane semure nga patologji kronike dhe ne faze rehabilitimi.

(Pergatitja me e mire per te nesermen eshte duke bere me te miren sot)
(H. Jackson Brown, Jr)