lunedì 19 marzo 2018

Tuberkulozi dhe Kolla

Rreth 9.6 milion persona ne gjithe boten zhvilluan tuberkuloz aktiv ne vitin 2014 dhe rreth 1.5 milion vdiqen si rezultat i tuberkulozit (WHO Global Tuberculosis Report 2015) . Kolla e cila shpeshhere eshte me sputum, eshte simptoma me e zakonshme ne individet me tuberkuloz pulmonar. 


Sipas OBSH (Organizata Boterore e Shendetsise), kolla qe zgjat me teper se 2 jave kerkon analiza shtese ne drejtim te tuberkulozit ne vendet me burime te limituara por ku prevalenca eshte e larte (WHO Systemic screening for active tuberculosis: principles and recommendations 2016) . Gjithsesi, edhe ne keto zona, pjesa me e madhe e shkaqeve te kolles jane diagnoza te ndryshme nga tuberkulozi qe perfshijne bronkitin akut viral, bronkitin kronik, duhanpirja, ndotja ambientale, azma, refluksi gastroezofagal, problematika te rrugeve te larta te frymemarrjes dhe kolla nga bllokuesit e enzimes konvertuese te angiotensines. Keto shkaqe duhet te merren ne konsiderate ne diagnoze diferenciale.

Nese diagnoza e tuberkulozit do te bazohej ne analizen mikroskopike te sputumit, shume raste me tuberkuloz aktiv mund te humbin sepse mikroskopia ka nje sensibilitet rreth 60% (Int J Tuberc Lung Dis 2005; 9 : 633-639).

Nje zhvillim i rendesishem ne drejtim te diagnozes ka dhene analiza Xpert MTB/RIF e cila ka treguar nje performance me te mire se sa mikroskopia e sputumit sipas nje studimi shumeqendrash dhe nje metaanalize si dhe nje saktesi shume te larte per te zbuluar format e Mycobacterium tuberculosis qe jane rezistente ndaj rifampicines, qe merret si marker per TB rezistent ndaj ilaceve (MDR-TB) (Lancet 2011;377:1495-1505 , Cochrane Database Syst Rev 2014; CD 009593)

(Burimi i Informacioneve: Chest 2018; 153: 467 - 497)

(Idete i japin forme rrjedhes se historise)
(John Maynard Keynes)