mercoledì 13 giugno 2018

Kirurgjia Onkologjike

Kirurgjia onkologjike eshte disa llojesh:


PARANDALUESE
Konsiston ne trajtimin e te gjitha ndryshimeve te trasheguara ose familjare qe kane lidhje me nje rrezik me te larte tumoresh; per shembull
-          Kriptorkidizmi: paraqet nje rrezik te shtuar per kancer testikular – orkidopesia
-          MEN IIa dhe IIb : rritje e rrezikut per karcinome midulare te tiroides – tiroidektomi
-          Polipoza e kolonit: rritje e rrezikut per karcinome kolorektale – kolectomi para moshes 20 vjecare
-          Rektokoliti ulceroz: rritje e rrezikut per karcinome kolorektale – kolektomi nese semundja eshte kronike
-          Inde prekancerogjene – heqje e tyre

DIAGNOSTIKE
Konsiston ne marrjen, me ane te biopsive, te nje cope indi per diagnoze histologjike.
Biopsia mund te jete incizionale nese ka te beje me heqjen e nje fragmenti te indit nga nje mase e madhe tumorale ose eksizionale nese hiqet e gjithe masa e dyshuar. Biopsite perkufizojne pervec natyres dhe stadin patologjik.

TERAPEUTIKE
1.       KIRURGJI RADIKALE E TUMORIT PRIMITIV
Ka per qellim sherimin per tumoret qe jane te limituara klinikisht ne zonen anatomike te origjines. Ka te beje me asportimin radikal te tumorit primitiv dhe linfonodeve regionale

2.       RIDUKTIVE
Eshte e indikuar ne pacientet ku nuk eshte e mundur heqja radikale e tumorit per shkak te shperndarjes se tij lokoregionale. Ka per qellim te lehtesoje fazen e mepasshme te kemio ose radioterapise me ane te reduktimit te mases tumorale

3.       KIRURGJIA E METASTAZAVE
Per pacientet qe kane aspektativa te mira jete dhe ka disa indikacione:
-          Tumoret pak te ndjeshem ndaj kemio dhe radioterapise me nje ose me shume metastaza qe duhet te hiqen ne menyre kirurgjikale
-          Neoplazite qe jane te ndjeshem ndaj kemioterapise dhe persistojne pas plotesimit te nje trajtimi, por ne prani te shenjave te tjera objective te remisionit te plote
-          Tumoret germinale te testikulit ku edhe pas normalizimit te biomarkatoreve eventual pas kemioterapise radikale persistojne “metastaza” (ne te vertete, tumore beninje) ne pulmon ose ne linfonodule retroperitoneale

4.       KIRURGJIA PALIATIVE
Indikacion ne kontrollin e dhimbjes ose per te zgjidhur probleme mekanike si obstruksionet intestinale, te dukteve biliare, bronkeve ose te rrugeve urinare

5.       EMERGJENCA KIRURGJIKALE
Tumoret mund te shkaktojne gjendje klinike qe mund te rezultojne fatale nese nuk nderhyhet me kirurgji urgjence. Shembuj jane:
-          Trakeostomia ne rastet e obstruksioneve massive te laringut
-          Kolostomia ose bypass ne rastin e obstruksioneve intestinale
-          Emorragjia ne organet e brendshme
-          Perforimi i organeve te aparatit gastrointestinal dhe peritonit
-          Fraktura vertebrale nga metastaza kockore me paraplegji

6.       KIRURGJI RIKONSTRUKTIVE
Pas nderhyrjeve kirurgjikale demolitive ose radioterapi intense.


"Nuk do doja te vdisja derisa te shihja qe kanceri kurohet"
(James D. Watson)