martedì 3 luglio 2018

Acidi Traneksamik

Eshte agjent antifibrinolitik i cili aktualisht gjendet ne listen e barnave themelore sipas OBSH (World Health Organ Tech Rep Ser. 2015;994:vii–v.1-546).


Funksionin e vet e kryen me ane te lidhjes me zonen ku lidhet lizina te plazminogjenit dhe parandalon kombinimin e tij me fibrinen dhe ne kete menyre fibrinolizen (Scand J Gastroenterol Suppl. 1987;137:22–25). Ne kete menyre stabilizon mpiksjen qe eshte e pranishme dhe ndalon lizen. Mund te jepet ne rruge orale ose intravenoze.

Nuk metabolizohet nga trupi dhe 95% e ilacit largohet me urinen dhe per pasoje duhet te behet kujdes ne rastet e problemeve renale.

Efekte anesore qe mund te kete jane nauzea, dhimbja e kokes dhe dhimbjet muskoloskeletale.

"Kerkimi krijon dije te re"
(Neil Armstrong)