sabato 8 settembre 2018

Hipoglicemia - Shenime Klinike

Vlera te glicemise nen 50 mg/dl.
Vlereso shkaqet:
-          Insuline ose terapi te tjera hipoglicemizante
-          Alkoli
-          Infeksione ose sepsi

SIMPTOMAT
Simptomat e glicemise jane te pershkruajtura ose si autonome ose si neuroglikopenike. Simptomat autonome perfshijne nje siklet (ang. anxiety) jo te vazhdueshem, djersitje, dridhje, parestezi. Simptomat neuroglikopenike shpeshhere shihen me vone dhe perfshijne pergjumje, keputje, humbje te perqendrimit, gjendje konfuzionale, amnezi, sjellje anormale, veshtiresi ne te folur dhe gjendje kome.

TRIADA E WHIPPLE
Triada e Whipple perfshin simptomat e hipoglicemise, nje nivel te ulet glukoze ne momentin e simptomave dhe zhdukja e simptomave pas korregjimit te hipoglicemise. Eshte nje pike themelore fillestare per diagnozen e nje hipoglicemie te rendesishme nga ana klinike.

HOMEOSTAZA E GLUKOZES NE SHTATZANI DHE GJIDHENIE
Gjidhenia mund te shkaktoje nje rritje te prodhimit te ketoneve, qe mund te sherbejne si “karburant” alternativ per trurin gjate hipoglicemise. Bllokimi i sekrecionit te insulines kur nivelet e glukozes ne gjak zbresin nen vleren 80 mg/dl çon ne uljen e pastrimit te glukozes nga qarkullimi, nje rritje te prodhimit endogjen te glukozes me ane te glikogjenolizes ose glukoneogjenezes dhe rritje e ketogjenezes. Qumeshti i gjoksit permban rreth 50% me teper laktoze se sa qumeshti i lopes, dhe  rreth 50 gr glukoze futet ne qumeshtin e gjoksit çdo dite. Kjo rritje e perdorimit te glukozes ul nivelet e glukozes ne gjak dhe bllokon sekrecionin e insulines, duke shkaktuar nje rritje te ketogjenezes dhe çon ne ulje te nevojave te insulines tek femrat me diabet kur jane ne periudhen e gjidhenies. Ka nje rritje relative te rezistences ndaj insulines gjate fundit te shtatzanise e kontrastuar nga nje rritje e ndjeshmerise ndaj insulines ne periudhen pas lindjes.

TERAPIA
-          Nese pacienti koshient, ti jepen 15 gr sheqer te tretura ne uje ose 2 – 3 biskota me nje gote me qumesht
-          Nese pacienti nuk eshte koshient, ti jepet menjehere solucion glukoze 33% ne bolus 50 – 100 cc dhe pastaj solucion glukoze 20% (20 ml/ore)
-          Ne rastet ekstreme mund te perdoret GLUKAGON 1 mg endovene ose 1 – 2 mg intramuskul


"Nje person qe nuk do te lexoje nuk ka avantazh krahasuar me nje qe nuk di te lexoje"
(Mark Twain)