domenica 23 settembre 2018

Sindromat Koronare Akute


Me kete emertim pershkruhen nje sere situatash klinike qe kane si pasoje iskemine akute te miokardit (nje sasi e pamjaftueshme gjaku per muskulin e zemres). Ato shkojne nga angina e paqendrueshme deri tek infarktet e miokardit. Kane lidhje me bllokimin e nje ose me shume arterieve koronare (arteriet e zemres) qe ushqejne me gjak, oksigjen dhe ushqime indin e zemres. Kjo sindrome paraqet nje urgjence mjekesore dhe mund te vendose jeten ne rrezik. Nje zbulim sa me i hershem dhe nje nderhyrje sa me e hershme rrit perqindjen e rezultateve pozitive me ane te trajtimeve te duhura.  

SIMPTOMAT
Simptomat me te zakonshme jane:
-          Dhimbja e gjoksit (mund te pershkruhet nga pacienti si shtypje ne gjoks ose si djegie ne gjoks)
-          Shqetesime te zones se larte te trupit (mund te pershkruhen nga pacienti si shqetesime ne gjoks ose si dhimbje ose bezdi qe shperndahet drejt kraheve ose qafes ose nofulles ose ne bark, sidomos ne zonen epigastrike)
-          Veshtiresi ne frymemarrje (dispneja)
-          Shqetesime te tjera si djersitja, marrje mendsh, nauzea ose te vjella
-          Ulje e tolerances ndaj ushtrimeve (shtimi i veshtiresise se frymemarrjes gjate aktiviteteve fizike)

Pacientet mund te paraqiten me hipo ose hipertension, edeme pulmonare, fryrje te venave te qafes (jugularet) dhe me ftohje te ekstremiteteve.

PARANDALIMI
Trajtimi eshte nje ceshtje, por natyrisht parandalimi eshte edhe me themelor qe te mund te shmangen situata te tilla. Edukimi i pacientit per faktoret e rrezikut si dhe simptomat jane shume te rendesishme ne menyre qe te kerkohet ndihma ne momentet e para qe shfaqen shqetesimet. Vonimi ne njohjen e shqetesimeve dhe kerkimit te ndihmes mund te kene pasoja fatale.
Parandalimi kryhet me ane te disa nderhyrjeve ne stilin e jetes kryesisht si dhe ne kryerjen e nje jete sa me te shendetshme. Disa nga nderhyrjet qe mund te permendim jane:
-          Ndalimi i duhanit (faktor rreziku themelor. Te dhenat flasin per nje ulje 50% te rrezikut te riperseritjes se ngjarjeve te tilla ne distance 1 vjecare pas lenies se duhanit)
-          Reduktimi ose ndalimi i alkolit
-          Ushtrime fizike te rregullta
-          Nje diete e shendetshme (themelore edhe per mbajtjen e nje peshe sa me normale)

BURIMI I INFORMACIONEVE: JAMA/MEDSCAPE

PER PERSONELIN SHENDETSOR, KONSULTONI EDHE:
-          [Guideline] Chou R, for the High Value Care Task Force of the American College of Physicians. Cardiac screening with electrocardiography, stress echocardiography, or myocardial perfusion imaging: advice for high-value care from the American College of Physicians. Ann Intern Med. 2015 Mar 17. 162(6):438-47.
-          [Guideline] Amsterdam EA, Wenger NK, Brindis RG, Casey DE Jr, Ganiats TG, Holmes DR Jr, et al. 2014 AHA/ACC guideline for the management of patients with non-ST-elevation acute coronary syndromes: a report of the American College of Cardiology/American Heart Association Task Force on Practice Guidelines. Circulation. 2014 Dec 23. 130 (25):e344-426. 
-          [Guideline] Welsford M, Nikolaou NI, Beygui F, Bossaert L, Ghaemmaghami C, Nonogi H, et al. Part 5: Acute Coronary Syndromes: 2015 International Consensus on Cardiopulmonary Resuscitation and Emergency Cardiovascular Care Science With Treatment Recommendations. Circulation. 2015 Oct 20. 132 (16 Suppl 1):S146-76


"Semundja eshte gjeneruesi me i madh i parave ne ekonomine tone"
(John H. Tobe)