mercoledì 21 novembre 2018

ACOS – Mbivendosje Azem – BPKO (SPOK)

Eshte kjo terminologjia qe ka filluar te perdoret kohet e fundit per te treguar nje gjendje klinike ku paraqiten karakteristika te azmes bronkiale por edhe ato te bronkopneumopatise kronike obstruktive (BPKO ose SPOK). Ne protokollet GINA (Global Iniative for Asthma) dhe GOLD (Global Initiative for Chronic Obstructive Lung Disease) terminologjia eshte shfaqur ne vitin 2015 ku jane munduar ti japin nje perkufizim gjendjes klinike, pamvaresisht se kerkoheshin studime per ta karakterizuar me teper dhe per te percaktuar trajtimin e duhur te kesaj situate.