giovedì 21 marzo 2019

Kriteret per diagnozen e ACO (Asthma COPD Overlap)

Edhe pse perkufizimi i ACO (eng. Asthma COPD Overlap) mund te kerkoje permiresime te metejshme bazuar ne te dhenat qe do dalin nga studimet, duket se po arrihet ne nje konsensus. Kriteret e meposhmte jane paraqitur ne nje publikim te kryer tek European Respiratory Journal ne 2016 dhe perfshijne kritere te medha dhe kritere te vogla.


Kriteret e medha
1.       Mosha 40 vjec ose me e madhe
2.       Raporti FEV1/FVC < 0.70 pas testit te bronkodilatatorit
3.       Ekspozimi per 10 paketa duhan/vit ose me teper ose ndotje ambientale (brenda ose jasht shtepie) te barazvlefshme
4.       Dokumentimi I azmes para moshes 40 vjec ose +400 ml ne FEV1 pas kryerjes se testit te bronkodilatatorit

Kriteret e vogla
1.       Dokumentimi i rinitit alergjik ose semundje atopike
2.       Testi I bronkodilatatorit +200 ml dhe +12% nga vlerat baze ne dy ose me shume vleresime
3.       Numri periferik i eozinofileve 300 qeliza/ml ose me teper

Diagnoza e ACO arrihet kur jane te pranishme te gjitha kriteret e medha dhe te pakten nje nga kriteret e vogla.

Per me teper mbi tematiken:
Sin DD, Miravitlles M, Mannino DM, et al. What is asthma-COPD overlap syndrome? Towards a consensus definition from a round table discussion. Eur Respir J. 2016;48(3):664-673

"Kerkimi bazohet ne 4 gjera: Trurin me te cilin do te mendosh, syte me te cilet do te shohesh, paisjet me te cilat do te matesh dhe parate"
(Albert Szent-Gyorgyi)