lunedì 15 aprile 2019

Shenime nga nje Rast Klinik Tuberkulozi i Vitit 1894

Pacientja M.G, 17 vjece, e pamartuar, shtrohet ne klinike me date 16 tetor 1894. Semundja e saj filloi 2 vjet me pare me nje bronkorragji fillestare, pas se ciles vazhdoi forma e zakonshme e sindromes lokale dhe gjenerale e ftizes pulmonare. 


Ne hyrje, M.G ishte me temperature: gjendja e rende: amenorroike; ekspektorat i bollshem, purulent me shume bacile. Lokalisht, ftiza ne faze te avancuar ne pulmonin e djathte: jane te prekur kryesisht lobi superior dhe i mesem, por nuk kursehet as lobi inferior. Ne zonen skapulare dhe infraskapulare paraqiten shenjat klasike te nje ekskavimi, i cili, duke qene se shenjat e tij ishin te dukshme ne paretin anterior dhe ate posterior te toraksit, duhet te ishte me volum domethenes: rreth tij paraqiten edhe ulceracione me te vogla, hepatizim i parenkimes, etj: kufiri pulmonar inferior i djathte leviz, prandaj pleura e lire. Pulmoni I majte ne norme: asnje komplikim. Provokoj menjehere pneumotoraks me azot te filtruar dhe me tekniken qe prezantova ne kongresin nderkombetar; pastaj ne ditet pasuese, ja shtoj volumin derisa arrij nje heshtje te pulmonit te djathte me stetoskop: dhe e mbaj keshtu deri sot duke zevendesuar azotin pak nga pak, nderkohe qe perthithet.

Dhe ja cfare verej tani ne kohen e nje viti qe kaloi. Pneumotoraksi dhe ato spostime te pakta te organeve qe e rrethojne tolerohen ne menyre perfekte: pleura nuk ka asnje reaksion. Ndalet temperature: rishfaqen mestruacionet. Ulje dhe zhdukje e kolles dhe ekspektoratit: ky do te fillonte te ndryshonte dhe te behej gjithmone e me mukoz derisa te ndalej. Paralelisht uleshin edhe bacilet; me 27 shkurt ishin zhdukur, dhe ekzaminimet e perseritura te kryer, derisa pati sputum, treguan zhdukje perfundimtare. Permiresim i gjendjes, sidomos pasi e semura, kur klinika u mbyll ne korrik, u derguar ne mal ne lartesi 1300 metra mbi nivelin e detit. Ketu qendroi 2 muaj, shtoi 5 kg peshe dhe beri ecje te shumta, nder te cilat ngjitje me disnivele 600 – 700 m. Lokalisht asnje repert i ri pervec atij te pneumotoraksit: tingulli i plote, ne te gjithe hapesiren pleurale dhe heshtje e plote me stetoskop.

Subjektivisht e semura ndihet mire si para se te semurej, dhe tani qendron duke sherbyer prane nje familje ku kryen punet pa veshtiresi. Eshte ndertuar nje gjendje qe mund te konsiderohet si sherim klinik i ftizes. Une nuk mund te percaktoj nese eshte zhvilluar procesi i konektivizimit (ita. Connettivazione), skleroza e pulmonit: gjithsesi, une mbaj pneumotoraksin duke vendosur 250 deri ne 300 cc azot, nje here cdo nje muaj e gjysem; dhe kjo nga nje ane nese do mendoja qe procesi i konektivizimit te pulmonit eshte i ngadalte, dhe nga ana tjeter sepse sic thashe, pneumotoraksi tolerohet subjektivisht thuajse pa u verejtur nga e semura dhe kryerja eshte nje akt operator i nje veshtiresie  jo me te madhe se sa kryerja e nje injeksioni hipodermik.

Rendesia qe rasti mund te kete e ka per  dy aspekte: ai i terapise dhe ai i studimit te esences se ftizes pulmonare. Per terapine, rasti tenton te provoje qe ftiza pulmonare edhe e avancuar, per sa eshte monolaterale, mund te sherohet nga pneumotoraksi artificial: Mund te thuhet qe raste te tilla jane te rralla: por eshte e lehte te vezhgosh qe ne ftizen e ngadalje, fillimi eshte me teper monolateral dhe si i tille mund te mbaje per nje fare kohe. Une pastaj shtoj qe pneumotoraksi zhvillon nje veprim dobiprures dhe mbi ftizen e anes tjeter per sa nuk eshte e avancuar: Ne dy rastet qe komunikova ne Kongresin nderkombetar ftiza ishte bilaterale dhe sherimi i piopneumotoraksit ishte i plote, dua te them i te dy aneve. Raste te tjera qe kam aktualisht nen vezhgim me pneumotraks artificial, ftiza eshte bilaterale dhe gjithsesi arrita rezultate vertete domethenese. Per respekt ndaj studimit shkencor te natyres se ftizes, rasti qe referova, dy rastet qe referova ne Kongresin nderkombetar, dy rastet e ftizes bilaterale qe permenda tani, vezhgimi klinik antik te ndikimit bllokues mbi procesin ftiziogjen te mbledhjeve pleurale dhe ne fund korrispondenza perfekte ndermjet ketyre fakteve dhe menyra me te cilen, a priori, kam arritur te interpretoj procesin ftiziogjen, me cojne te shkruaj disa konkluzione. Por keto do te ishin te nje kontrasti te tille me doktrinen aktuale te ftizes qe aktualisht duhet te kem rezervat e mija. Prandaj per momentin po limitohem me ekspozimin e fakteve, sepse faktet jane nje e vertete absolute, dhe abstenoj nga cdo deduksion doktrinal.

("Shkrimi i pershtatur nga “Gazzetta medica di Torino” 1895 n. 41 dhe Kongresi i V i Mjekesise Interne, Rome 1895. Publikuar nga Klinika Mjekesore Propedeutike e Universitetit te Torinos")

Shkrimi i hedhur nga kolege ne grupin e Facebook: Pleural-Hub


"Fuqia e nje vezhgimi (observimi) te sakte zakonisht quhet cinizem nga ata qe nuk e kane"
(George Bernard Shaw)