martedì 14 maggio 2019

Furosemidi - Vecorite Farmakologjike

Njohur ndryshe edhe si: Lasix (Emri Lasix e ka origjinen nga "Last six hours" qe do te thote zgjat 6 ore sepse efekti plotesohet brenda kesaj kohe)

Imazhi: PubChem Database
(Me ngjyre gri: Karboni (C), me ngjyre te bardhe: Hidrogjeni (H), me ngjyre te verdhe Sulfuri (S), me ngjyre te kuqe Oksigjeni (O), me ngjyre blu Azoti (N)

Klasa: Diuretike (Diuretike te anses)

Mekanizmi: Bllokon ko-trasportuesin Na+/K+/Cl- ne membranen apikale te pjeses ashendente te trashe te anses se Henles dhe con ne nje rritje te eskretimit urinar te ujit, Na+, K+, Ca++ dhe Mg++. Gjithashtu shkakton vazodilatacion venoz dhe renal.

Skema e levizjeve te joneve ne pjesen e trashe te zones ashendente te anses se Henles. Mund te shihni edhe ko-trasportuesin Na+/K+/Cl-

Absorbimi: Oral, intravenoz. Efekti shihet pas rreth 20 min

Eskretimi: t1/2 rreth 1-1.5 ore. Zgjat me pak se tiazidet

Toksiciteti/Efekte Anesore: Mund te permendim hipokaliemi (mund te jete e rrezikshme sidomos ne subjektet me Digoxine), Humbje te Ca++ dhe Mg++, alkaloze metabolike, ulje te volumit, hiperglicemi e lehte, ototoksicitet (kjo mund te shtohet nese perdoret njekohesisht edhe me aminoglikosidet)
Perdorimi: Diureza per hipertensionin kur kerkohet nje diuretik me kohezgjatje te shkurter. Trajtim te hipertensionit refraktar ndaj tiazideve. I rendesishem ne problematikat qe jane refraktare ndaj diuretikeve me pak te fuqishem (insuficienca kardiake, renale ose sindromat nefrotike). Trajtim te hiperkalcemise

Karakteristika te vecanta: Eshte diuretiku me i fuqishem qe kemi aktualisht. Mund te eskretoje deri ne 20% te Na+ se filtruar.



Per informacione me te detajuara:
- Mbi strukturen e Furosemidit [Link]
- Furosemidi - Banka e Barnave [Link]

"Cfare eshte nje mesues, eshte me e rendesishme se cfare ai meson"
(Karl Menninger)