martedì 21 maggio 2019

Receptoret Muskarinike te Acetilkolines ne Pulmon

Receptoret muskarinike te acetilkolines bejne pjese ne familjen e receptoreve te lidhur me proteinen G. 

Ekzistojne 5 nentipe te receptoreve muskarinik te acetilkolines (M1-M5). Nga keto 5 nentipe, M1,M2 dhe M3 jane te pranishme ne pulmon. 


Receptoret M1 jane zakonisht te pranishem ne ganglet parasimpatike dhe lehtesojne neurotrasmetimin.

Receptoret M2 jane te lokalizuar kryesisht ne fibrat postgangliare te nervit vagus, ne nivel te pjeseve fundore te nervave parasimpatik dhe lidhjes neuromuskulare dhe aktivizimi i tyre bllokon leshimin e acetilkolines. Gjithashtu jane te pranishem ne nivel te muskulatures se bute bronkiale ku kontrastojne bronkodilatacionin duke bllokuar prodhimin e AMP ciklike te ndermjetesuar nga receptoret beta2. 

Receptoret M3 jane te pranishem ne nivel te muskulatures se bute bronkiale, ne gjendrrat submukozale dhe endotelin vaskular pulmonar, dhe si pasoje shkaktojne bronkokonstriksion, sekrecionin e mukusit dhe vazodilatacion. Raporti ndermjet receptoreve M2 dhe M3 eshte 4 me 1. Gjithsesi eshte M3 ai qe kontrollon tonin bronkomotor ne menyre dominante. Kuptohet qe bllokimi i ketij receptori ul tonin bronkial dhe shkakton bronkodilatacion (Proc Am Thorac Soc 2005, J Pharmacol Exp Ther 2009). Nga kjo baze ketu shfaqet interesi i prodhimit te molekulave qe te mund te ndikojne mbi kete receptor M3 sic eshte rasti i aclidinium

Receptoret M3 jane te pranishem edhe ne traktin gastroenterik, fshikez te urines, gjendrrat e peshtymes dhe ne sy dhe keta receptore ndermjetesojne levizjen parasimpatike te traktit gastroenterik dhe urinar, miozen dhe daljen e peshtymes.


Per me teper mbi tematiken:
- Cholinergic pathways in the lungs and anticholinergic therapy for chronic obstructive pulmonary disease. Proc Am Thorac Soc 2005; 2: 297-304
- Characterization of aclidium bromide, a novel inhaled muscarinic antagonist, with long duration of action and favourable pharmacological profile. J Pharmacol Exp Ther 2009; 331: 740 - 751
- Pharmacology and Therapeutics of Bronchodilators. Pharmacol Rev 2012; 64: 450 - 504



"Nese do te kisha kohe 1 ore per te zgjidhur nje problem dhe jeta imet te varej nga kjo, do kaloja 55 minutat e para per te vendosur se cilat pyetje me bere"
(Albert Einstein)