mercoledì 15 maggio 2019

Temybric Ellipta - Terapi Triple ne BPKO (SPOK)

Me 26 prill 2019, Agjensia Europiane e Barnave (AEB) miratoi Temybric Ellipta, terapi triple per Bronkopneumopatine Kronike Ostruktive, BPKO (njohur ndryshe edhe si Semundje Kronike Pulmonare, SPOK). Me poshte shkurtimisht disa detaje mbi ilacin:


Emri: Temybric Ellipta

Firma Prodhuese: GlaxoSmithKline

Perberja: Fluticasone furoate (Kortikosteroid)/ Umeclidinium (antagonist i receptorit muskarinik me veprim te zgjatur)/ Vilanterol (agonist selektiv i receptorit beta2 me veprim te zgjatur)

Formulimi: Pluhur per inalacion

Raporti i barnave perberes (sipas renditjes se mesiperme): 92 mcg/55 mcg/22 mcg

Efekte anesore te evidentuara: Rinofaringite (7%), Infeksione te rrugeve te larta respiratore (2%) dhe dhimbje koke (5%)

Indikacioni: Terapi mbajtese ne SPOK grade e moderuar - e rende e cila nuk dominohet mjaftueshem me kombinim te nje kortikosteroidi inalator dhe nje beta2 agonisti me veprim te zgjatur ose me kombinimin e nje beta2 agonisti me veprim te zgjatur dhe nje antagonisti muskarinik me veprim te zgjatur.


Burimi i Informacionit: Njoftimi i AEB

"Mesimi nuk e lodh kurre mendjen"
(Leonardo Da Vinci)