venerdì 12 luglio 2019

Pirfenidoni - Shenime mbi Ilacin

Eshte nje ilac i miratuar per trajtimin e fibrozes pulmonare idiopatike.
Njohur me emrin tregtar Esbriet (Firma Prodhuese: Roche)



Mekanizmi i Veprimit: Inibitor i prodhimit te TGF - beta (Transforming Growth Factor - Beta) dhe sinjaleve pasuese, inibitor i sintezes se kolagjenit dhe proliferimit te fibroblasteve

Doza e Aprovuar: 801 mg , 3 here ne dite (arritja e kesaj doze kryhet gradualisht sipas menyres se keshilluar duke filluar me doza me te ulta)

Efekte anesore te zakonshme: Anoreksi, nauzea dhe fotosensibilitet

Metabolizmi: kryesisht nga enzima CYP 1A2, me pak nga enzimat e tjera CYP

Kujdes: perdorimi i inibitoreve CYP 1A2 (per shembull ciprofloksacina) mund te rrisin nivelet nderkohe qe perdorimi i fuqizuesve te CYP 1A2 (per shembull omeprazoli ose duhanpirja) mund te ulin nivelet e pirfenidonit

Analiza: Kerkon monitorim te funksionit hepatik

Strategji klinike per te minimizuar efektet anesore: Rritje e ngadalte e dozes pergjate nje periudhe 14 ditore, ilaci te merret me ushqimin, perdorimi i antiacideve dhe antiemetikeve (kundra vjelljes), shmangia e ekspozimit ndaj diellit

Informacione te shkeputura nga shkrimi:
Dan L. Longo. Idiopathic Pulmonary Fibrosis. NEJM 2018; 378: 1811 - 1823


Per informacione te metejshme mbi pirfenidonin:
Aprovimi nga EMA [Link]
Skeda e plote e Pirfenidonit [Link]


"Suksesi eshte shkence; Nese ke kushtet, arrin rezultatet"
(Oscar Wilde)