mercoledì 28 agosto 2019

Sepsi [Faqja e Pacientit]

Sepsi eshte nje gjendje klinike ku sistemi imunitar nuk funksionon sic duhet nderkohe qe tenton te luftoje nje infeksion (prani mikrobesh ne gjak, mushkeri, urine ose inde te tjera) dhe shkaktohet nje inflamacion i gjere. Kjo mund te coje ne pasoja te renda per trupin dhe mund te vendose jeten e pacientit ne rrezik.

Sepsi mund te shkaktohet nga nje infeksion ose nga arsye te tjera si perforimet (carjet) e organeve intraabdominale. Shkaqe te tjera perfshijne infeksionet e kokes ose te qafes, meningjiti, pielonefritet, abceset renale, infeksionet e renda te lekures, infeksionet post kirurgjikale, etj.

Pacientet mund te paraqiten me simptoma qe kane lidhje me piken e burimit te infeksionit ose ne disa raste mund te jene aspecifike.

Simptomat e sepsit jane:
-          Hipotermia
-          Takikardia
-          Hipotensioni
-          Leukocitoze ose leukopeni
-          Hipoperfuzion

Diagnoza kryhet me ndihmen e nje anamneze te mire, ekzaminimit fizik, analiza (laboratori ose mikrobiologjike) dhe imazheri.

Nga analizat e laboratorit permendim gjakun komplet, analizat biokimike te funksionit te organeve te ndryshme, mbjellje e gjakut ose urines ose lengje te tjera te trupit.

Nga analizat imazherike permendim radiografine e pulmonit, tomografine e kompjuterizuar (te pulmonit ose abdominale ose cerebrale), rezonancen magnetike (sidomos ajo cerebrale) si dhe ekografine.

Sepsi mund te vendose jeten e pacientit ne rrezik, sidomos per disa kategori te caktuara si moshat e vjetra ose pacientet imunodeprese (me system imunitar te demtuar). Pacientet me sepsi kane nevoje per trajtim me ambiente reanimacioni ne pjesen me te madhe te rasteve per shkak te nevoja te vecanta qe kane per ndjekje. Ata mund te kene nevoje per ilace qe mbajne presionin e gjakut ne nivele te pranueshme, ventilim mekanik, dialize, antibiotike, etj. Pacientet me sepsi mund te bejne komplikacione si dekubituse, tromboza, etj dhe per pasoje merren masa te posatshme per te shmangur keto komplikacione.

Per me teper informacione keshillohen:

Per personelin shendetsor mund te konsultohen edhe keto artikuj:
- Levy MM, Evans LE, Rhodes A. The Surviving Sepsis Campaign Bundle: 2018 update. Intensive Care Med 2018;44:925-928
- Timothy E Sweeney, Oliver Liesenfeld, Larissa May. (2019) Diagnosis of bacterial sepsis: why are tests for bacteremia not sufficient?. Expert Review of Molecular Diagnostics
- Derek C. Angus. Tom van der Poll. Severe Sepsis and Septic Shock. NEJM 2013

"Pasuria me e madhe eshte te jetosh i kenaqur me pak"
(Plato)