mercoledì 25 settembre 2019

Infertiliteti Mashkullor [Faqja e Pacientit]

Edhe pse shpeshhere i neglizhuar, paraqet nje pjese te mire te rasteve kur ka infertilitet ne cift.
Flasim per infertilitet si paaftesi per te mbetur shtatzane pas 1 viti marredheniesh seksuale te pambrojtura. Sipas ketij perkufizimi 15% e cifteve paraqesin kete problematike ku ne 30% te rasteve eshte nga faktore mashkullore, ne 35% te rasteve nga faktore femerore, ne 20% te rasteve nga nje kombinim dhe ne 15% te rasteve nuk zbulohet shkaku.


Qe te jene fertile, meshkujt duhet te kene sperme te mjaftueshme dhe kjo sperme duhet te jete e shendetshme. Prodhimi i spermes varet nga hormonet dhe ato jane 2 ne vecanti qe prodhohen ne gjendrren hipofizare: LH (Luteinizing hormone) dhe FSH (Follicle stimulating hormone). Te dy keto hormone ndikojne tek testikujt. Sperma, nje here qe prodhohet ne testikuj, udheton ne duktet e vogla (epididimus dhe vas deferens) perpara se te leshohet.

Shkaqet mund te jene te lidhura me probleme ne prodhimin e spermes ose te daljes se spermes. Rreth 20% e meshkujve jo fertile kane probleme hormonale (LH, FSH dhe testosteron). Keto probleme mund te cojne ne infertilitet.

Gjithashtu anomali gjenetike mund te shkaktojne infertilitet.

Varikoceli (prania e venave te zgjeruara ne skrotum, qesja qe rrethon testikujt) mund te shkaktoje infertilitet.

Kur vleresohet infertiliteti, duhet te vleresohet si mashkulli edhe femra. Duhet te mblidhen te dhena te detajuara mbi te kaluaren si dhe te kryhet nje ekzaminim i detajuar fizik. Mund te kryhen analiza gjaku per hormonet. Mund te kryhen analiza te lengut spermatik qe do te jape informacione rreth sasise se spermatozoideve, cilesine, levizjen, formen etj.

Rekomandimet qe japin perpara se te kryhet vleresim nga nje specialist jane:
-          Nje diete te shendetshme dhe aktiviteti fizik te rregullt
-          Te ndalet duhani, alkoli, te mos perdoren drogra si marjuana ose kokaina,
-          Te shmanget ekspozimi ndaj temperaturave te larta qe mund te ulin prodhimin e spermes deri ne 3 muaj

Trajtimi ne pjesen me te madhe lidhet me shkakun qe arrihet te gjendet. Nese ka probleme hormonale, atehere trajtimi konsiston me ilace qe te permiresojne nivelin hormonal dhe te rrisin prodhimin e spermes. Ne rastin e nje varikoceli, mikrokirugjia mund te riparoje problemin dhe si pasoje te permiresoje prodhimin. Gjithashtu nese paraqiten probleme obstruktive, kirurgjia mund te ndihmoje ne trajtimin e tyre. Ne disa raste kur nuk ka sperme ne lengun spermatik, ajo mund te merret drejteperdrejte nga testikuli me metoda kirurgjikae dhe te vendoset ne veze, proces qe merr emrin fertilizim in vitro

Te dhenat e pershtatura nga JAMA Patient Page mbi Infertilitetin Mashkullor

Per me teper informacione:
-          Society for the Study of Male Reproduction [Link]
-          Male Infertility [MedScape]



"Ky eshte i gjithe problemi i shkences. Ke nje grusht empirikesh qe mundohen te pershkruajne gjera te nje mrekullie te paimagjinueshme"
(Bill Watterson)