Ne studimet e kryera mbi rolin e Sirolimus ne trajtimin e linfangioleiomiomatozes, eshte pare nje permiresim i funksionit pulmonar, rritje e performances funksionale, dhe cilesise se jetet ne keto paciente. Gjithashtu eshte verejtur nje ulje e volumit te angiomiolipomave, linfangioleiomiomave si dhe versamenteve kiloze.
Nderkohe, efektet anesore ishin te lehta dhe ilaci ishte i miretoleruar.
Efektet me te zakonshme anesore ishin mukoziti, diarrea, nauzea, hiperkolesterolemia, rash kutan akneiform dhe enjtje e ekstremiteteve inferiore.
Gjithsesi, duhet permendur se me inibitoret e mTOR (mechanistic Target of Rapamycin) , ku ben pjese edhe sirolimusi, mund te hasen edhe efekte te tjera toksike si formimi i cisteve te ovarit, dismenorre, proteinuri, rritje e parametrave te funksionit hepatik, pneumoni te shkaktuar nga ilace (terminologjia qe perdorin amerikanet ketu eshte pneumonitis per ta ndare nga pneumonia) si dhe rreziku per infeksione nga imunosopresioni.
Burimi i Informacioneve:
Francis X. McCormack, et al. Official ATS/JRS Clinical Practice Guidelines: Lymphangioleiomyomatosis Diagnosis and Management. AJRCCM 2016; 194 (6): 748 - 761
"Ju jeni harqet nga ku femijet tuaj, si shigjeta te gjalla, do te shtyhen perpara"
(Kahlil Gibran)