venerdì 4 ottobre 2019

Sindroma Torakale Akute ne Drepanocitoze

Sindroma Torakale Akute (STA) ne drepanocitoze karakterizohet nga prania e nje infiltrati te ri pulmonar, dhe zakonisht shoqerohet me temperature, dispne, takipne, dhimbje torakale, hipoksiemi dhe leukocitoze. Ne rreth 30% te rasteve mund te shoqerohet me versamente pleurale. Eshte per tu permendur qe jo cdo here mund te shihet nje infiltrat sepse deri ne 1/3 e pacienteve radiografia mund te jete normale. 


Eshte nje nga komplikancat me te zakonshme te drepanocitozes, si dhe shkaku me i zakonshem i vdekjes ne pacientet me drepanocitoze.

Shkaku me i zakonshem i STA eshte embolia dhjamore nga palca e kockes dhe infeksionet nga Chlamydia, Mycoplasma dhe viruset. 

Terapia ne sindromen torakale akute bazohet ne evidentimin e shkaqeve qe cojne ne kete problematike dhe trajtimin e tyre ( per shembull, terapia antibiotike nese ka infeksion), mbajtjen e nje shkembimi te duhur te gazrave ne nivel pulmonar, mbushjen e shtratit vaskular dhe uljen e perqendrimit te hemoglobines anormale. 

Per me teper mbi kete tematike:
- Frederic B. Piel, et al. Sickle Cell Disease. N Eng J Med 2017; 376: 1561 - 73
- Mark T. Gladwin, Elliot Vichinsky. Pulmonary Complications of Sickle Cell Disease. N Eng J Med 2008; 359: 2254 - 65

"Me miliona e pane mollen qe ra, vetem Newton pyeti PSE?"
(Bernard M. Baruch)