venerdì 8 novembre 2019

Kanceri i Stomakut

Kanceri i stomakut eshte shkaku i trete i vdekjeve qe kane lidhje me kancere ne bote dhe nje nder me te veshtiret per tu kuruar ne vendet perendimore per shkak se pacientet paraqiten ne nje faze te avancuar te semundjes. Sipas te dhenave te OBSH, ne 2018, kanceri gastrik shkaktoi 783.000 vdekje ne bote.


Meshkujt kane me teper mundesi per te zhvilluar kancer te stomakut ne krahasim me femrat. Mosha mesatare e diagnozes eshte 68 vjec.

Kur rastet paraqiten ne faze te avancuar, trajtimi perqendrohet ne lehtesimin e simptomave te pacientit dhe permiresimi i cilesise se jetes. Kanceri i stomakut mund te jape metastaza (te shperndahet) ne organe te tjera te trupit.

Paraqet disa faktore rreziku si refluksi gastroezofagal, obeziteti, duhanpirja dhe ushqimet e kripura. Gjithashtu infeksionet nga Helicobacter pylori kane qene nje faktor rreziku por qe kohet e fundit ka pesuar nje renie fale trajtimeve me te mira te ketij lloj infeksioni. Gjithashtu perdorimi I frigorifereve per te ruajtur ushqimin ka bere qe te ulen rastet e kancerit te stomakut


SIMPTOMAT E KANCERIT TE STOMAKUT

Ne fazat e hershme zakonisht nuk paraqet simptoma, megjithse ka pasur raste qe jane diagnostikuar raste me kancer te stomakut per shkak te simptomave aksidentale qe paraqesin. Simptomat kur shfaqen, zakonisht tregojne nje faze te avancuar te semundjes. Simptomat qe paraqesin jane:
-  Humbje e oreksit
-  Humbje e peshes pa kryer diete
-  Dhimbje e barkut, me ose pa enjtje (eng. swelling)
-  Te ndihesh i ngopur edhe me pak ushqim
-  Probleme me tretjen
-  Nauzea ose vjellje
-  Vjellje me gjak

Ne faza me te avancuara mund te jape komplikacione si versamente pleurale, gjakderdhje etj.


ANALIZAT PER KANCERIN E STOMAKUT

Nese mjeku juaj dyshon per kancer te stomakut, do tu kryhen analizat baze si analizat e gjakut per te zbuluar anemi (numer i ulet i rruazave te kuqe te gjakut). Analizat e tjera perfshijne nje tomografi te kompjuterizuar te abdomenit ose nje radiografi pas marrjes se nje lengu qe permban barium. Doktori mund  te analizoje ne brendesi te stomakut duke perdorur nje endoskop, tub i ndritshem qe kalohet nga goja ne ezofag (pjesa qe lidh gojen me stomakun) dhe pastaj ne stomak. Ky test kryhet nga nje gastroenterolog, doktor i specializuar ne diagnostikimin dhe trajtimin e semundjeve te tretjes.


TRAJTIMI

Kirurgjia eshte shpeshere trajtimi kryesor i kancerit te stomakut. Perdoren disa lloje operacioni, bazuar ne vendndodhjen e kancerit ne stomak. Duke qene se keto jane operacione te medha, pacientet do te kryejne pergatitje perpara nderhyrjes dhe do tu duhet kohe per tu sheruar pas nderhyrjes. Rreziqet dhe dobite e ketyre nderhyrjeve ndryshojne ne baze te gjendjes mjekesore specifike.

Kemioterapia (perdorimi i ilaçeve kunder kancerit) dhe radioterapia (perdorimi i rrezeve me energji te larte per te vrare qelizat kancerogjene) mund te perdoren bashke me nderhyrjen kirurgjikale per te ndihmuar ne trajtimin e kancerit te stomakut. Duke qene se çdo pacient eshte i ndryshem, trajtimi eshte i individualizuar bazuar edhe ne gjendjen klinike te pacientit. Si kemioterapia edhe radioterapia mund te perdoret per te permiresuar cilesine e jetes dhe te ule simptomat e kancerit te stomakut, edhe kur kirurgjia kuruese nuk eshte e mundur. Shkencetaret po mundohen te mesojne me teper mbi shkaqet e ketij kanceri dhe se si mund te zbulohet me heret. Te zbulosh kancerin e stomakut ne fazat e hershme, permireson shancet per te jetuar me gjate nese merret nje terapi e duhur.


Burimi i Informacionit : JAMA & MedScape

Per me teper mbi kete tematike LEXO KETU


"Eduko nje burre, ke edukuar nje burre; eduko nje grua, ke edukuar nje gjenerate"
(Brigham Young)