Nderkohe
qe shperndarja e koronavirusit te ri SARS-CoV-2 eshte ne evolucion te
vazhdueshem, te dhenat shpeshhere mbivendosen dhe shpesh jane burime nga fake
news dhe informacione te pakontrolluara.
Gjithsesi,
ekzistojne burime online me burime te besueshme qe perditesohen ne kohe reale
per te ndjekur ecurine e epidemise/pandemise.
Epidemite
dhe pandemite (cfaredo qofshin) jane rreziqe te rendesishme per jeten dhe
shendetin dhe kerkojne sforco te medha per tu izoluar si dhe per te qene sa me
pak te demshme. Veshtiresia vjen si pasoje e shume faktoreve duke filluar qe
nga paparashikueshmeria e deri tek nevoja e koordinimit ne nivel nderkombetar
dhe kombetar, sidomos ne gjendjen aktuale te globalizimit qe ben te mundur
lidhjen e shpehte te personave dhe mallrave ne cdo cep te botes. Nje tjeter
veshtiresi ka te beje me dhenien e informacioneve sa me te shpejta dhe sa me te
sakta personelit shendetsor dhe popullates se gjere, duke mbajtur sa me te
larte nivelin e vetedijes per te identifikuar sa me heret rastet e dyshimta dhe
ato te sigurta, pa krijuar alarmizma te teperta.
Edhe
kundershtimi i lajmeve te rreme qe sot jane bere mjaft te zakonshme ne mediat
sociale, eshte shume i rendesishem per te evituar deme te metejshme personale,
sociale dhe ekonomike.
Ankthi
dhe ne disa raste edhe paniku, frut i lajmeve te pakontrolluara dhe alarmizmave,
mund te cojne ne diskriminime te pajustifikuara per grupe te tera popullate,
edhe thjesht per perkatesi etnike si dhe te demtojne sektore te rendesishme
ekonomike (si turizmi, tregtia etj).
Nga
ana tjeter, nje “parandalim i panevojshem” i tepert, mund te mbingarkoje
sherbimet shendetsore dhe te rrise kostot e panevojshme duke hequr burime
financiare te rendesishme.
Epidemi
apo pandemi?
Nje
epidemi perkufizohet si “prania e me shume rasteve se sa priten te nje
patologjie te vecante ne nje zone te percaktuar ose ne nje grup personash
specifike ne nje periudhe te percaktuar kohore” (WHO pandemic phase description
and main actions by phase)(Grennan D. What is a Pandemic. JAMA 2019) dhe mund
te jete pasoje e nje agjenti patogjen ose mutacione gjenetike te nje agjenti te
meparshem qe e bejne me virulent ose edhe nga hyrja e nje agjenti ne nje
ambient qe nuk ishte me pare, bashke me nje ndjeshmeri te ndryshme ne pergjigje
nga ana e pritesit dhe menyra te reja te ngjitjes.
Nderkohe
flasim per pandemi kur “nje epidemi perhapet ne me shume kontinente ose ne
gjithe boten”. Perpara gripit nga H1N1 ne 2009, perkufizimi kishte parasysh
edhe rendesen e patologjise qe duhet te shkaktonte “shifra shume te larta
vdekje dhe semundshmerie”. Aktualisht diferenca ndermjet pandemise dhe
epidemise ndryshon vetem per shperndarjen gjeografike edhe pse psikologjikisht
nje pandemi perceptohet nga publiku si me e rende se epidemia.
Nga
30 janari 2020, OBSH ka deklaruar qe burimi nderkombetar i nje koronavirusi te
ri, te identifikuar me date 9 janar dhe me pas te emertuar si SARS-CoV-2, paraqet
nje emergjence per shendetesine publike te rendesise nderkombetare (Public
Health Emergency of International Concern – PHEIC) (World Health Organization
(WHO). Statement on the second meeting of the International Health Regulations (2005)
Emergency Committee regarding the outbreak of novel coronavirus (2019-nCoV)
Ku
te informoheni:
-
OBSH
[Link]
-
OBSH
Zona e Europes [Link]
-
Qendra
Europiane per Kontrollin e Semundjeve (ECDC) [Link]
Per
personelin mjekesor, disa revista prestigjoze kane vendosur falas informacione
mbi epidemine e koronavirusit
-
BMJ
[Link]
-
Lancet
[Link]
-
JAMA
[Link]
-
NEJM
[Link]
Gjithashtu
ka edhe nje portal shumegjuhesh tek Global Health Network [Link]
Bibliografia e shkrimit
1. World
Health Organization (WHO). WHO pandemic phase description and main actions by
phase. [Link]
2. World Health Organization (WHO). Managing epidemics. Key facts about major deadly. diseases. World Health Organization, 2018. [Link]
3. Grennan D. What is a Pandemic. JAMA 2019;DOI:10.1001/jama.2019.0700.
4. World Health Organization (WHO). Statement on the second meeting of the International Health Regulations (2005) Emergency Committee regarding the outbreak of novel coronavirus (2019-nCoV). [Link]
2. World Health Organization (WHO). Managing epidemics. Key facts about major deadly. diseases. World Health Organization, 2018. [Link]
3. Grennan D. What is a Pandemic. JAMA 2019;DOI:10.1001/jama.2019.0700.
4. World Health Organization (WHO). Statement on the second meeting of the International Health Regulations (2005) Emergency Committee regarding the outbreak of novel coronavirus (2019-nCoV). [Link]
Shkrimi i paraqitur eshte perkthyer dhe pershtatur nga: Dossier Quesiti Clinici Edicioni II 25 Shkurt 2020