lunedì 16 marzo 2020

Shtatzania Lindja dhe Gjidhenia ne Paciente COVID-19 Pozitive

Nje publikim ne gjuhen kineze (Zhonghua Bing Li Xue Za Zhi. 2020 Mar 1;49(0):E005. doi: 10.3760/cma.j.cn112151-20200225-00138) pershkruan karakteristikat klinike dhe ekzaminimin histopatologjik te placentes se 3 raste te grave ne shtatzani me nje infeksion nga Coronavirus qe kane lindur me lindje cezariane. 


Grate kishin marre infeksionin gjate trimestrit te trete, ishin me temperature, pa leukopeni ose linfopeni domethenese dhe kishin zhvilluar nje pneumoni virale. Tamponet tek 3 te sapolindurit ishin negative per virusin dhe nuk u zbulua asnje trasmetim i infeksionit vertikal nga nena tek femija. Gjithashtu analiza histopatologjike e placentes nuk ka treguar ndryshime morfologjike qe te kene lidhje me infeksionin viral dhe kerkimi i virusit ne indet placentare rezultoi negative. Autoret keshillojne analizen anatomopatologjike te placentes se cilesdo gruaje qe aborton dhe qe eshte me infeksion nga COVID19

Nderkohe akoma po vazhdojne studimet mbi perdorimin e ilaceve antivirale respiratore ne nenat me gji (Anderson, P. O. (2020). Breastfeeding and Respiratory Antivirals: Coronavirus and Influenza. Breastfeeding Medicine, bfm.2020.29149.poa.  https://doi.org/10.1089/bfm.2020.29149.poa)

Duke qene se ka pak te dhena aktuale, opinionet mbi gjidhenien e drejteperdrejte nuk jane te njejta. Pozicioni i CDC orientohet per te mbrojtur lidhjen nene – i sapolindur duke respektuar normat me strikte higjeno-shendetsore dhe parashikon dhenien, kur kontakti ne siguri nuk eshte i mundur, i qumeshtit te nenes i shtryllur. Indikacionet bazohen ne provat sipas te ciles, ne kete dhe ne epidemite e meparshme te SARS dhe MERS, nuk ka pasur raste te dokumentuara dhe perputhje biologjike te trasmetimit transversal nene – femije dhe nepermjet qumeshtit te nenes
(Schwartz DA, Graham AL. Potential Maternal and Infant Outcomes from (Wuhan) Coronavirus 2019-nCoV Infecting Pregnant Women: Lessons from SARS, MERS, and Other Human Coronavirus Infections. Viruses. 2020;12(2):E194. Published 2020 Feb 10. doi:10.3390/v12020194)

Disa autore kineze keshillojne ndalimin e gjidhenies por pa ju referuar perdorimit te qumeshtit te nenes te shtryllur (Wang, L., Shi, Y., Xiao, T., Fu, J., Feng, X., Mu, D., … Zhou, W. (2020). Consensus. Chinese expert consensus on the perinatal and neonatal management for the prevention and control of the 2019 novel coronavirus infection (First edition) Ann Transl Med, 8(3), 47. https://doi.org/10.21037/atm.2020.02.20. Qiao, J. (2020). Comment What are the risks of COVID-19 infection in pregnant women? https://doi.org/10.1016/S0140-6736(20)30365-2). Nderkohe Favre et al, ne nje correspondence ne Lancet, sugjeron izolimin e perkohshem te te sapolindurit dhe qe gjidhenia te mos jete direkt ne gjoksin e nenave pozitive nga SARS – CoV – 2 (Guillaume Favre, Léo Pomar, Xiaolong Qi, Karin Nielsen-Saines, Didier Musso, David Baud. Guidelines for pregnant women with suspected SARS-CoV-2 infection. Correspondence.)

Burimi i Informacionit: Epicentro. Instituti i Larte i Shendetsise. Perditesimi 27.02.202 - 05.03.2020