COVID-19 është një sëmundje e shkaktuar nga
Koronavirusi i Ri SARS-CoV-2
SI TRANSMETOHET KORONAVIRUSI I RI QË SHKAKTON COVID-19?
SARS-CoV-2 transmetohet kryesisht nga personi
tek personi me anë të spërklave respiratore që depërtojnë në gojë, hundë ose në
sy nga duart e kontaminuara. Nuk ka aktualisht të dhëna që SARS-CoV-2 transmetohet
me anë të konsumimit të ushqimit.
SI MUND TË JEM I SIGURTË GJATË BLERJES SË USHQIMEVE (supermarket –
tregu shqimor)?
·
Për të parandaluar transmetimin, mbani të paktën distance prej rreth 2
metrash nga blerësit e tjerë.
·
Shmangni dhënien e duarve, përqafimeve ose kontaktet e tjera fizike.
·
Mundohuni të pastroni sipërfaqet që preken zakonisht dhe nga të tjerë si:
karrocat e blerjeve ose dorezat e shportave me facoleta me desinfektantë (nëse është
e mundur).
·
Shmangni prekjen e fytyrës. Veshja e një maske në dyqane mund të ulë rrezikun
për tu infektuar dhe ju kujton të tjerëve që të marrin pjesë në distancimin
social.
·
Përpara se të lini dyqanin ose duke pritur në kasë, përdorni desinfektant
për duar (nëse keni mundësi).
·
Shmangni blerjet në publik nëse keni simptoma si: temperature ose kollë.
Nëse jeni simptomatik, veshja e një maske mund të ndihmojë që të parandalosh transmetimin
tek të tjerët. Larja e shpeshtë e duarve dhe mbajtja e distances së nevojshme nga
të tjerët është mënyra më e mire për të parandaluar sëmundjen.
ÇFARË MASASH DUHET TË MARR KUR ÇPAKETOJ USHQIMET?
Koha është në anën tuaj. Studime të deri tanishme
kanë treguar që SARS-CoV-2 mund të qendrojë infektiv në sipërfaqe ose objekte deri
në 72 orë, por shumica e viruseve në sipërfaqe të materialeve të zakonshme bëhen
joaktivë (jo infektues) pas 24 orëve të para. Ka të dhëna të limituara që grimcat
e virusit mbi ato produkte mund të transmetojnë sëmundje. Virusi në sipërfaqen
e ushqimeve do të çaktivizohet kur ato lihen të mënjanuara. Përbërjet brenda paketime
të vetëmbyllura hermetikisht, kanë mundësi të pakta të jenë të kontaminuara.
Nëse përdoren çanta/qese një përdorimëshe, hidhini ato në koshin e mbeturinave sapo
të mbërrini në shtëpi. Çantat e ripërdorshme mund të ruhen për tu ripërdorur sërish.
Pasi të çpaketoni ushqimet, lani duart me sapun dhe ujë për të paktën 20
sekonda dhe brenda mundësive perdorni desinfektant për duart që përmban të paktën
60% alkool. Pastroni sipërfaqet ku vendosët ushqimet me desinfektantë që mbahen
ne shtëpi.
ÇFARË MASASH DUHET TË MARRIM KUR PËRGATISIM USHQIMIN?
Nëse konsumoni ushqimet menjëherë pasi i keni
çpaketuar ato, praktikoni higjienen e mire të duarve përpara se të hani. Mos i ndani
pjatat ose enët e tjera me familjarë ose miqtë tuaj. Lani frutat dhe perimet me
ujë përpara se ti konsumoni.
A DUHET TË TREGOJNË MË TEPËR KUJDES TË MOSHUARIT?
Të moshuarit mbi 65 vjec dhe personat me
sëmundje kronike janë më të rrezikuar nga sëmundja e rëndë prej COVID-19. Nëse është
e mundur, limitoni blerjet në publik. Kërkoni nga fqinjët ose miqtë të kryejnë blerjet
tuaja dhe ti lenë jashtë derës suaj ose t’jua sjellin duke mbajtur një distance
prej rreth 2 metrash. Disa dyqane ofrojnë shërbime në shtëpi. Kontaktoni me të tilla
shërbime për t’ju sjellë ushqimet që dëshironi të blini.
BURIMI I INFORMACIONIT:
Food Safety and COVID-19. JAMA Patient Page
Revista Mjekësore JAMA (Revista
e Shoqates se Mjekeve Amerikane) 9 Prill 2020