Rreth Faqes MjekesiaSot

Te nderuar vizitore!
Ju uroj mireseardhjen ne kete faqe mjekesie ne gjuhen shqipe.

Qellimet e kesaj faqeje jane te sjelle mjekesine sa me afer nje publiku te gjere dhe ne menyre sa me profesionale, dhe ne te njejten kohe ndergjegjesimin e tyre kundrejt shendetit. T'u shpjegohet njerezve natyra e vertete e mjekesise dhe te ndiqet hap pas hapi rruga drejt zbulimit te ilaçeve per çdo semundje sepse çdo semundje, perveç vdekjes, e ka nje ilaç.

Mungesa e nje formimi baze te popullsise mbi menyren e jeteses shkakton sot jo pak semundje qe mund te menjanohen. Semundjet kardiovaskulare, diabeti, bronkiti kronik etj, po behen çdo dite edhe me te shpeshta ne popullsi dhe informimi i njerezve rreth ketyre semundjeve shfaqet si domosdoshmeri. Por jo gjithmone arrijme te kemi nje informacion te sakte dhe lehtesisht te konsultueshem nepermjet internetit e sidomos ne gjuhen shqipe. Per kete arsye u pa e nevojshme ndertimi i kesaj faqeje ku do te sillen informacione te dobishme rreth shendetit.

Ju kujtojme qe te gjitha shkrimet qe vendosen ne kete faqe mjekesie paraqesin mendimet e autoreve perkates. Shkrimet jane per qellime informuese dhe nuk jane pergatitur per te zevendesuar nje keshille mjekesore ose nje diagnoze klinike. Pamvaresisht te gjitha perpjekjeve per te qene sa me te sakte ne pergatitjen e tyre, nuk mund te perjashtohen gabime brenda tyre, per te cilet autoret nuk mbajne asnje pergjegjesi. Ato nuk duhet te behen shkak per te nisur nje terapi ne menyre vetjake pa u keshilluar me mjekun tuaj. Per te pasur informacione te plota mbi gjendjen tuaj shendetsore, ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj te besueshem.

Miresevini ne kete udhetim ne trupin e njeriut. Ju uroj te gjitheve nje lexim te mbare!

Gjithmone me mirekuptim!


MjekesiaSot.com
Mendoni ndryshe!