Aparati i frymemarrjes mund te
konsiderohet, ne menyre skematike, i perbere nga nje membrane shkembimi,
parenkima polmonare dhe nga nje pompe ventilatore e perbere kryesisht nga
kafazi i kraharorit dhe muskujt e frymemarrjes. Nderkohe qe semundjet e se
pares japin kryesisht gjendjehipoksiemie (nivel te ulet te
oksigjenit ne gjak), prishja e se dytes ben te pamundur heqjen e dioksidit te
karbonit dhe keshtu vendoset nje hiperkapni(nivel te larte te
dioksidit te karbonit ne gjak).
Mjekesia Eshte Profesioni i Vetem qe Punon ne Menyre te Pandalur per te Shkaterruar Qellimin e Ekzistences se Vet! (James Bryce)
venerdì 30 settembre 2011
Ace - Bllokuesit Kunder Rrezikut per Insuficience Renale
Nje Ace-bllokues (eng. Angiotensin Converting Enzyme Inhibitor) ul rrezikun per perparimin drejt fazes terminale te insuficiences renale ne te gjitha kategorite e peshave, por efekti eshte me i madh tek pacientet obeze.
giovedì 29 settembre 2011
Shtatzania - Ndjekja e Saj - Pjesa 2
Grate me histori te lindurish me peshe te madhe ose abortesh te pashpjeguar, me glikozuria (sheqer ne urine) te vazhdueshme ose me histori te rendesishme familiare diabeti duhet te vleresohen per pranine e nje metabolizmi anormale te karbohidrateve ne trimestrin e pare ose fillim te trimestrit te dyte. Te gjithe pacientet duhet te studjohen brenda javes se 28. Pacientja merr 50 g glukoze te shkrire ne uje natural ose me gas ne nje orar te çfaredoshem (pa agjeruar) dhe glicemia matet nje ore me vone. Pacientet qe kane nje glicemi 135 mg/dl (7.5 mmol/l), duhet te kryejne nje test me dozen standart te glukozes 100 g dhe matjen e niveleve te glicemise ne 3 oret vijuese.
Projekti Epigjenoma
Pasi mbaroi Projekti i Gjenomes se Njeriut, shume shkencetare menduan qe tani kishin te gjithe te dhenat e duhura per te kuptuar se çfare ndodh ne berthamen e qelizave. Por nuk ishte keshtu. Ne nje fare menyre, per te bere nje analogji te thjeshte, eshte si me pase perberesit e nje embelsire por te mos jesh akoma ne gjendje te kuptosh se si keto perberes perzihen per te arritur ne produktin perfundimtar. ADN jo vetem qe ishte edhe me komplekse por kishte edhe nivele te reja kontrolli dhe nje nder to ishte ajo qe mori emrin epigjenoma. Ne nje fare menyre, Projekti i Gjenomes Njerezore u be shkas per fillimin e Projektit te Epigjenomes dhe Proteomes.
Fibroza Cistike - Semundja dhe Menyra e Trasmetimit - Pjesa 1
Ne kete seri shkrimesh mbi fibrozen cistike do te njihemi me semundjen, menyren e trasmetimit, manifestimet, diagnozen dhe terapite aktuale si dhe kerkimet qe po kryhen. Ne kete shkrim te pare do te perqendrohemi tek disa te dhena mbi semundjen dhe menyren e trasmetimit te saj.
Eshte semundja me e zakonshme nder semundjet gjenetike te renda. Ne bote jane te prekur mbi 70.000 individe.
martedì 27 settembre 2011
Hepatiti Akut
Cili eshte markeri me i besueshem per hepatitin B akut?
Markeri sierologjik me i besueshem per hepatitin B akut eshte antitrupi IgM ndaj antigjenit HBc (eng. Hepatitis B core). Ndonjehere , nje pacient me hepatit B te menjehershem (eng. fulminant) mund te jete negativ per HBsAg dhe antrupi ndaj HbsAg (antitrupi anti-HBs) do te shfaqet heret gjate infeksionit.
Markeri sierologjik me i besueshem per hepatitin B akut eshte antitrupi IgM ndaj antigjenit HBc (eng. Hepatitis B core). Ndonjehere , nje pacient me hepatit B te menjehershem (eng. fulminant) mund te jete negativ per HBsAg dhe antrupi ndaj HbsAg (antitrupi anti-HBs) do te shfaqet heret gjate infeksionit.
Fjale Kyçe:
ANA,
Autoantitrupa,
Ceruloplazmina,
Gastroenterologjia,
HBsAg,
Hepatiti Akut,
Hepatiti Autoimun,
Hepatiti B,
pANCA,
Semundja e Wilson,
Shenime Klinike,
Unazat e Kayser - Fleischer
Hemofilia e Perfituar - Rast Klinik
Pacient 86 vjeç paraqitet ne spital per analiza te metejshme per anemine qe
kishte. Ne viziten objektive paraqitet vigjilent, i orientuar, i
qendrueshem nga pikepamja hemodinamike. Ai ishte i zbehte dhe paraqiste ekimoza te
perhapura si ne trup edhe ne gjymtyret e siperme . Po ashtu paraqiste
krahun e majte te ngurte dhe te enjtur (figura). Asgje tjeter per tu
shenuar.
![]() |
Krahu u Enjtur dhe me Ekimoza |
Qeliza Staminale Embrionale - Karakteristika
Qelizat embrionale perftohen nga nje strukture qe quhet blastocist e cila nuk eshte tjeter vetem se zigota e cila i eshte nenshtruar nje numri te caktuar ndarjesh dhe ka arritur numrin total prej rreth 150-200 qelizash. Qelizat staminale embrionale
jane qeliza pluripotente sepse jane te afta te formojne 3 shtresat
(ektoderma,mezoderma dhe endoderma) prej te cilave do te formohen te
gjitha qelizat e tjera me vone.
Fjale Kyçe:
Blastocisti,
Gjenetika,
Kariotipi,
Kerkime,
Kimera,
Klonimi,
Kromozomi X,
Mitoza,
Oct4,
Qeliza Staminale Embrionale,
Sindroma e Turner,
Staminale,
Teratoma,
Zigota
Ikteri Skleral : Bilirubina Totale e Rritur
Ikteri Skleral shfaqet atehere kur niveli total i bilirubines kalon
3 mg per deciliter (51 mikromol/l). Shpeshhere vihet re nga te tjeret
dhe jo nga pacienti.
Mund te jete pasoje e rritje ose e bilirubines se palidhur (kryesisht
nga hemoliza ose eritropoieza joefektive) ose bilirubina e lidhur si
pasoje e nje semundje hepatoqelizore ose kolestatike. Shkaqet e ikterit
skleral mund te perfshijne hepatitin viral, semundjet te rrugeve
biliare, semundje e melçise nga alkolizmi dhe hepatitit autoimun.
Osteoartroza e Gjurit
Osteoartroza ,
njohur edhe si semundja degjenerative e nyjeve, ndodh kur kerrci
ndermjet dy kockave prishet dhe kockat fillojne te ferkojne njera me
tjetren ne nyje (hapesira ku dy kockat afrohen). Kjo çon ne dhimbje,
enjtje, nje ulje te levizjes se nyjeve, keputje, ose formimin e
bulktheve kockore. Nderkohe qe osteoartroza mund te ndodhe ne çdo nyje ,
osteoartriti i gjurit eshte forma me e zakonshme. Personat me te
goditur jane me te vjeter se 45 vjeç.
![]() |
Osteoartroza e Gjurit (Copyright i Imazhit: C. Lynm) |
sabato 24 settembre 2011
Si i Shkaterrojne Linfocitet T Patogjenet ne Qelizat e Trupit
Kemi te bejme me nje proces shume me te nderlikuar nga se mendohej me pare.
Kur receptoret e qelizave T lidhen me nje antigjen te nje agjenti patogjen te mundshem, ato fillojne nje lidhje te nderlikuar sinjalesh intraqelizore qe bejne qe nje ko-receptor i pranishem mbi siperfaqen e tyre, CD8, te lidhet me antigjenin duke shtuar keshtu efektin e lidhjes totale.
Kur receptoret e qelizave T lidhen me nje antigjen te nje agjenti patogjen te mundshem, ato fillojne nje lidhje te nderlikuar sinjalesh intraqelizore qe bejne qe nje ko-receptor i pranishem mbi siperfaqen e tyre, CD8, te lidhet me antigjenin duke shtuar keshtu efektin e lidhjes totale.
Pikat e Kontrollit te Mitozes : Proteina Ras
Ne brendesi te qelizes ne mekanizmat e lajmetareve te dyte egziston nje molekule e quajtur Ras qe
luan nje rol mjaft te rendesishem ne perçimin e zinxhirit te
reaksioneve qe zhvillohen qe si perfundim kane aktivizimin e disa
faktoreve te traskriptimit (proçes qe çon ne formimin e ARN lajmetar (eng.
messenger RNA) qe pastaj do te perdoren si baze per te formuar
proteinat) qe jane ne gjendje te futen ne berthame dhe te vene ne
perdorim ADN per te dhene nje pergjigje te caktuar.
Struktura e ADN-s : Zinxhiret
Shtatzania - Ndjekja e Saj - Pjesa 1
Vizita
e pare prenatale duhet te kryhet para fekondimit, per ti lejuar mjekut
te indentifikoje semundje te mundshme; te keshilloje pacienten te beje
kujdes mbi perdorimin e duhanit, drogat e ndryshme, alkolin dhe
substanca te tjera; te verifikoje gjendjen klinike te pacientes.
Duhet te shpjegohen masat higjenike si nje diete e sakte, ushtrimet
fizike dhe intervali nga nje shtatzani ne nje tjeter dhe nese eshte e
nevojshme pacientja duhet te drejtohet ne strukturat e duhura te
specializuara.
Fjale Kyçe:
Alfa Fetoproteina,
Amniocenteza,
Anemia Mesdhetare,
Ekografia,
Epoka Gjestacionale,
Gjinekologjia,
Hemokromi,
Nomografia,
Polidramniosi,
Shtatzani Multiple,
Shtatzania,
Toksoplazmoza
sabato 17 settembre 2011
Trajtimi i Stenotrophomonas Maltophilia
Ky bacil gram negativ aerobik
eshte nje mikroorganizem oportunist qe mund te shkaktoje infeksione
spitalore te rrugeve urinare dhe te frymemarrjes si dhe infeksione ne
gjak. Faktoret e rrezikut per infeksion jane qendrimi ne terapi
intensive, kateter venoz qendror, kancere te gjakut, ekspozimi ndaj
antibiotikeve me veprim te gjere dhe fibroza cistike.
Nje Markator per Semundjen e Creutzfeldt-Jakob
Metoda bazohet ne matjen e nivelit te transferrines ne lengun cerebrospinal.
Eshte gjetur biomarkatori i pare specifik per semundjen sporadike te Creutzfeldt-Jakob (sCJD) - varianti njerezor i semundjes se lopes se çmendur. Ky markator eshte zbuluar nga Case Western Reserve University.
Eshte gjetur biomarkatori i pare specifik per semundjen sporadike te Creutzfeldt-Jakob (sCJD) - varianti njerezor i semundjes se lopes se çmendur. Ky markator eshte zbuluar nga Case Western Reserve University.
Si Merret Toksoplazmoza?
Toksoplazmoza eshte nje infeksion qe merret kur futesh ne kontakt me Toxoplasma gondii,
nje organizem njeqelizor parazit tek njeriu dhe tek kafshe te tjere me
gjak te ngrohte. Por, Toxoplasma gondii mund te prodhoje ovociste vetem
tek zorret e maces. Ovocistet jane qeliza veze shume
rezistente qe leshohen ne ambiente me ane te jashtqitjeve dhe paraqesin
agjentin infektues te toksoplazmozes.
Obeziteti
Obeziteti eshte
nje problem mjekesor. Personat qe jane mbipeshe ose obeze (mbipeshe e
grades se rende) kane me teper mundesi per te zhvilluar probleme me
shendetin se sa personat qe kane nje peshe te shendetshme.
Te marresh kalori (matje energjie te ushqimit ose pijeve) me teper se sa
kerkon trupi rezulton ne shtim peshe. Sasite e medha, ushqimet me vlera
te ulta ushqyese, dhe nje stil jete inaktive jane faktore qe çojne ne
obezitet.
venerdì 16 settembre 2011
Nje Ilaç Premtues Kunder Melanomes
Kur leflunomine jepet ne kombinim me PLX4720 , efikasiteti rritet afersisht deri ne bllokimin e plote te rritjes se tumorit.
Disa Detaje mbi Membranat Qelizore
Qeliza ndahet
nga ambienti qe e rrethon me ane te nje membrane qe eshte e perbere nga
nje shtrese e dyfishte acidesh dhjamore (lipide).
Nese shohim me kujdes strukturen e saj si dhe menyren si jane vendosur
acidet dhjamore, do te verejme nje perputhje te karakteristikave te
perberesve te membranes si dhe te perberesve te ambientit : ne membrane
kokat e acideve dhjamore jane hidrofile, domethene te ngarkuara dhe nuk
jane neutrale kurse bishtat e tyre jane hidrofobe domethene jane
neutrale dhe nuk bashkeveprojne me ujin.
giovedì 8 settembre 2011
Nje Mjek ne Barrele
Shkrimi i paraqitur me poshte eshte shkeputur nga faqja "Peisazhe te Fjales" dhe titullohet "Nje Mjek ne Barrele":
Sapo lexova ne Shekulli qe ministri i Shendetesise Petrit Vasili paska bere nje aksident me makine, ku eshte plagosur, por jo rende.Me erdhi keq, sepse e njoh madje e kam pasur shok vite me pare, kur ishim te dy shoke gjimnazi; dhe me pas, kur kemi qene bashke gjate zborit tremujor te Rrapi i Trishit.
Sapo lexova ne Shekulli qe ministri i Shendetesise Petrit Vasili paska bere nje aksident me makine, ku eshte plagosur, por jo rende.Me erdhi keq, sepse e njoh madje e kam pasur shok vite me pare, kur ishim te dy shoke gjimnazi; dhe me pas, kur kemi qene bashke gjate zborit tremujor te Rrapi i Trishit.
Shtatzania dhe Semundja e Hodgkin
Si duhet te trajtohen pacientet shtatzene me semundjen e Hodgkin?
Per pacientet shtatzene me linfomen e Hodgkin ne fazat e hershme dhe qe jane asimptomatike, trajtimi mund te vonohet deri ne lindje.
Per pacientet shtatzene me linfomen e Hodgkin ne fazat e hershme dhe qe jane asimptomatike, trajtimi mund te vonohet deri ne lindje.
Gastriti
Kur mukoza gastrike
ekspozohet ndaj nje agjenti demtues te cilesdo natyre kemi si pasoje
nje demtim te qelizave epiteliale dhe me pas nje rigjenerim te qelizave
te demtuara. Emertimi "gastrit" perdoret per te
pershkruajtur nje demtim ne nivelin e mukozes gastrike me pjesemarrje te
qelizave inflamatore.
Gjithsesi, nje demtim i qelizave epiteliale te mukozes gastrike nuk
shoqerohet gjithmone me pranine e inflamacionit.
Si Funksionojne Kanalet Jonike?
Kanalet jonike
jane te formuar nga nennjesi proteinash qe perbejne "porin" ujor ne
membranen plazmatike qe u lejon joneve (Na+ , K+ , Ca++, Cl-, etj) te
kalojne nga zona e jashtme drejt zones se brendshme te qelizes (dhe
anasjelltas) duke ndjekur rrjedhen e tyre elektrokimike (qe merr
parasysh si perqendrimet edhe ngarkesat e joneve ne te dy anet e
membranes).
D-Dimeri dhe Embolia Pulmonare
Ne pacientet me stabilitet
hemodinamik, diagnoza e embolise pulmonare duhet te ndjeke nje
protokoll diagnostik qe perfshin matjen e mundesise klinike per emboline,
matjen e D-dimerit, dhe (nese eshte e nevojshme) tomografi te
kompjuterizuar ose shintigrafi ventilatore-perfuzionale. D-dimerit ka vlere te
limituar ne pacientet me mundesi te larte klinike per emboli pulmonare.
Specificiteti i nje niveli te larte te D-dimerit eshte e ulet tek pacientet me
kancer, femrat shtatzene dhe ne paciente te moshuar dhe te shtruar ne spital.
Pjesa me e madhe e pacienteve te shtruar ne spital, nuk duhet te kryejne matje
te D-dimerit nese dyshohet per nje emboli pulmonare.
martedì 6 settembre 2011
Konsumimi i Alkolit si Shkak i Cirrozes
Ndikimi i alkoolit ne shfaqjen e cirrozes, pasojat qe sjell alkooli dhe shenjat e cirrozes jane disa nga argumentet qe do te shpjegoje sot mjekja gastro-hepatologe Albana Duni. Nderkohe, ajo jep edhe keshilla se si duhet te trajtohet ky problem ne menyre qe te shmangen komplikacionet.
Sa ndikon alkooli ne shfaqjen e cirrozes?
Vaskulitet ANCA - Pozitive
Vaskuliti ANCA (eng. Antineutrophil cytoplasmic antibody) pozitiv, qe perfshin granulomatozen e Wegener-it dhe poliangjitin mikroskopik,
eshte nje sindrome autoimune qe godet shume organe qe karakterizohet
nga vaskuliti qe godet kryesisht enet e gjakut mikroskopike dhe paraqet
autoantitrupa kunder antigjeneve citoplazmike te neutrofileve.
Dabigatran apo Warfarin per Fibrilacionin Atrial?
Warfarin ka nje histori te gjate suksesi ne parandalimin e tromboembolise ne pacientet me fibrilacion atrial
(FA) dhe ne trajtimin e trombozes venoze te thelle dhe embolise
pulmonare; ilaçi gjithashtu perdoret per parandalimin e mpiksjes se
gjakut ne arterie dhe vena dhe per trajtimin e disa semundjeve te tjera (
per shembull sindroma e antitrupave antikardiolipine). Gjithsesi,
warfarin kerkon monitorim te shpeshte te INR (International
Normalized Ratio) dhe rregullimit te dozes; edhe me mundimet me te
medha, pacientet qe marrin warfarin kane vlera INR qe jane jashte
dritares se ngushte terapeutike.
Fjale Kyçe:
Bllokues i Trombines,
Dabigatran,
Embolia Pulmonare,
Farmakologjia,
Fibrilacioni Atrial,
INR,
Kardiologjia,
Rivaroxaban,
Tromboza e Venave te Thella,
Warfarin,
Ximelagatran
Meningjiti
Meningjiti (infeksion
i mbuleses se trurit dhe palces kurrizore) eshte nje semundje e rende.
Meningjiti mund te ndodhe tek te rriturit, femijet dhe te sapolindurit,
dhe mund te shkaktohet nga viruse, bakterie, fungi dhe parazite.
Meningjiti bakterial mund te jete vdekjeprures ose mund te shkaktoje
demtime te renda, sidomos nese diagnoza e meningjitit bakterial vonohet,
por mund te trajtohet, sidomos nese diagnostikohet ne fazat e hershme
te semundjes.
sabato 3 settembre 2011
Teknikat e Reja per Zbulimin e Kancerit te Mushkerive
Duke
qene se rreth 90% e te gjithe rasteve te kancereve te mushkerive
shkaktohen nga duhani por vetem 10 deri ne 15% e duhanpiresve zhvillojne
kete semundje, kerkuesit jane duke zhvilluar teknika te reja dhe te
ndjeshme per gjetjen sa me te mire te individeve qe jane me rrezik te
larte per kancer.
Testet mund te ndihmojne gjithashtu te gjejne ata individe jo duhanpires
qe kane rrezik te larte edhe per shkak te faktoreve te tjere te
rrezikut siç mund te jete trashegimia.
Fjale Kyçe:
ARN Lajmetar,
Fosfatidilinoksitol 3-kinazi,
Gjene,
Gjenetika,
HAAH,
Kanceri i Mushkerive,
Kerkime,
Onkogjene,
Onkologjia,
Pneumologjia,
Screening,
Tomografia e Kompjuterizuar
Guret ne Temth
Guret ne temth
sjellin shume komplikacione te renda per shendetin. E rendesishme eshte
qe ato te trajtohen ne menyre profesionale. Keshtu shprehet Dr. Edlira
Ibra, mjeke gastrohepatologe, ne lidhje me guret ne temth.
Sot, ajo shpjegon komplikacionet dhe menyren se si duhet te trajtohet kjo semundje.
Fjale Kyçe:
Gastroenterologjia,
Guret ne Temth,
Inflamacioni,
Kolecistiti Akut,
Kolika Biliare,
Laparoskopia,
Laparotomia,
Pankreatiti Akut,
Temthi,
Tomografia e Kompjuterizuar
venerdì 2 settembre 2011
Insuficienca Renale Akute
Insuficienca renale
ndodh kur veshkat nuk jane ne gjendje te bejne punen e tyre: te
pastrojne gjakun nga papastertite, te ndihmojne ne rregullimin e
presionit te gjakut, te rregullojne ekuilibrin e lengjeve dhe kriperave
ne trup.
Kur gjaku kakon neper veshka, ai pastrohet dhe papastertite largohen me
ane te urines per ne fshikez. Kur prishet ky funksion i veshkave, ndodh
nje insuficience renale akute (e shpejte) ose kronike
(zhvillohet ne menyre graduale). Me insuficience renale akute,
funksioni i veshkave mund te kthehet ne normalitet nese shkaku i
insuficiences zbulohet dhe trajtohet ne menyre te sakte.
Iscriviti a:
Post (Atom)