10-30% e meshkujve aktive te
moshes nga 20-55 vjeç, vuajne nga dhimbje urogjenitale, te mesit, çrregullime
seksuale ose çrregullime te urinimit.
Mjekesia Eshte Profesioni i Vetem qe Punon ne Menyre te Pandalur per te Shkaterruar Qellimin e Ekzistences se Vet! (James Bryce)
lunedì 26 marzo 2012
domenica 18 marzo 2012
Enoxaheparina me Mire se Heparina e Pathyer gjate Nderhyrjeve Koronare Perkutane
Te dhenat nga kjo meta-analize mund te bejne te
nevojshme nje ndryshim te udhezuesve te tanishem.
Jane
kryer shume krahasime ndermjet enoksaheparines dhe heparines te pathyer (eng. unfractionated
heparin, UFH) gjate nderhyrjeve koronare perkutane (eng. percutaneous coronary
intervention, PCI). Gjithsesi, asnje nuk ka pasur nje fuqi te tille per te vene re ndryshime
te mundshme per sa i perket vdekshmerise dhe sigurise. Si pasoje, pjesa me e
madhe e udhezuesve vazhdojne ti japin nje rekomandim te klases I per PCI,
megjithse ka te dhena te limituara (niveli C) per sa i perket efikasitetit te
saj ne kete situate.
sabato 10 marzo 2012
Hipertensioni ne Shtatzani
Cilat jane rreziqet e hipertensionit kronik ne shtatzani?
Grate me hipertension kronik kane nje mundesi me te madhe per te zhvilluar preeklampsi (17%
deri ne 25% krahasuar me 3% deri ne 5% te popullsise se pergjithshme)
si dhe nje thyerje (eng. abruption) te placentes, zvogelim te rritjes se
fetusit, lindje para kohe dhe lindje çezare. Preeklampsia eshte shkaku
kryesor i lindjeve parakohe dhe i lindjeve çezare ne kete popullate.
domenica 4 marzo 2012
Trupi
Kaluam ne nje salle te madhe qe kishte drita te forta ne
zonen qendrore. U afruam tek pacienti qe ishte ne shtratin e vetem qe ishte ne
ate dhome. Me qelloi te qendroja te koka. Ai nuk fliste por vetem degjonte. Nje
heshtje qe te sillte trishtim. Fytyra e tij fliste me shume se fjalet qe mund
te thonte. Nje fytyre e mbushur me rrudha...
Nderkohe qe profesori filloi te shpjegonte, e kisha fiksuar ate fytyre dhe nuk
po ia hiqja syte kur papritur degjova nje ze te zbehte dhe te ulet:
"He djale, shoh qe me paske ardhur per vizite sot. Dale te te shoh
njehere!!! Qeke çun i ri fare! Me duket se nuk te kane rene dhembet e qumeshtit
akoma."
Mu duk sikur ju shtuan rrudha te tjera ne fytyre...
"Me behet qejfi qe paskeni ardhur se kohet e fundit sme kane ardhur shume
persona. Se di pse!!! Ndoshta infermjerja nuk i ka lejuar. E besoj! Kush do te
donte te shihte ne nje person ne gjendjen time...te fus friken apo jo!!!"
Iscriviti a:
Post (Atom)